Fluks në Urgjencën Pediatrike në Lezhë, 50-60 fëmijë çdo ditë kërkojnë shërbim! Mjeku: Shkak virozat nga temperaturat e larta dhe fluksi i popullsisë gjatë verës

Urgjenca pediatrike në Spitalin rajonal të Lezhës vijon të përballet me fluks fëmijësh, të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore. 50 deri në 60 fëmijë paraqiten përgjatë 24 orëve në urgjence me viroza.

Mjeku pediatër në Spitalin e Lezhës, Bardhok Gjoka tha për Report Tv se ky fluks vizitash si pasojë e virozave vjen jo vetëm prej temperaturave të larta, por edhe fluksit të madh të popullsisë si pasojë e sezonit turistik, ku plazhet janë të mbushura plot. Ky fluks i lartë njerëzish rrit rrezikun e virozave, tha mjeku.

"Kemi pasur shumë raste në urgjencën e pediatrisë ku rreth 50-60 fëmijë në 24 orë kanë kërkuar shërbim, por ka pasur raste edhe më tepër. Kjo ndodh për shkak të temperaturave të larta, 2-fishimit të popullatës për sezonin veror, plazhet e tejmbushura.  Spitali mbulon një zonë shumë të gjerë dhe kemi një shtim të fluksit edhe për shkak të sezonit turistik, ku plazhet e Tales e Shëngjinit janë plot", tha Gjoka.

Mjeku Gjoka thotë se mund të ketë raste të fëmijëve të prekur nga varianti Delta i virusit, por kjo nuk mund të konfirmohet pa patur një diagnostikim të saktë.

Fluksi i lartë i fëmijëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në urgjence është shtuar që prej nisjes së sezonit turistik dhe kjo lidhet shtimin e popullatës por edhe virozave të stinës.

 

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…