TIRANË, 11 Tetor/ATSH/- Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Arjan Bregu, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Drejtorin e Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoni, Shaban Memeti, i cili i ka konfirmuar se pas analizave të kryera për rastin e dyshuar me Ebola në këtë vend ka rezultuar negativ.
Sipas njoftimit zyrtar nga ISHP, Memeti e ka informuar Drejtorin e Përgjithshëm të ISHP-së, Arjan Bregu, se është vërtetuar se shtetasi britanik Xhefri Kolin, i cili ka humbur jetën pak ditë më parë, nuk ka qenë i prekur nga Ebola.
Ai ka thënë se me këtë rast është ndërprerë edhe karantina për personat që gjendeshin në një hotel tek Mavrovasja. Gjithashtu është ndërprerë edhe karantina në qendrën klinike, reparti për sëmundje infektive.
Megjithatë Instituti i Shëndetit Publik konfirmon angazhimin e të gjitha strukturave shëndetësore për gatishmërinë e plotë dhe survejancën aktive. ISHP është e angazhuar për të vazhduar me masat që në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe aktorë të tjerë, ka ndërmarrë për parandalimin e hyrjes dhe përhapjes së këtij virusi në Shqipëri./a.gegvataj/
/Shqiptarja.com