GJENEVE- Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) virusi Ebola ka shkaktuar aktualisht në Afrikën Perëndimore mbi 1200 viktima. Ndërsa raportohen dhe problematika për shpërndarjen e ndihmave ushqimore për 1 milion persona që ndodhen karantinë.
Mbi 1200 janë viktimat ndërsa po mbi 2200 janë të infektuarit në Afrikën Perëndimore që nga Dhjetori i vitit të kaluar. Këto shifra vijnë nga agjencia për shëndetin e OKB-së që gjithashtu ka deklaruar ditën e sotme se vetëm në periudhën e shkurtër kohore, mes 14 dhe 16 Gushtit, 84 persona kanë humbur jetën nga virusi vdekjeprurës.
Autoritetet shëndetësore ndërkombëtare po përpiqen me të gjitha mënyrat për të izoluar shpërndarjen dhe dëmet që po shkakton Ebola, qysh kur u shfaq për herë të parë në Guine dhe u përhap shumë shpejt në Liberi, Sierra Leone dhe Nigeri. Në këto shtete ka kufizime të shumta në transport dhe masa karantine për të gjithë të infektuarit dhe ata që kanë kontakt me ta, shpesh duke përfshirë dhe fshatra e provinca të tëra.
Këto kufizime të fundit, sipas përfaqësuesve të OBSH, dhe pse janë masa nga të cilat nuk mund të hiqet dorë, po krijojnë probleme dhe pengesa në shpërndarjen e ndihmave për rreth 1 milion persona në rajon.
“Mendoj se për momentin niveli i vigjilencës është i lartë në të gjitha shtetet. Por nuk mbajë mend herën e fundit që kemi ushqyer 1 milion njerëz në një situatë karantine.”- tha për mediat zëdhënësi i OBSH-së, Fadela Chaib.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com