Virusi i Nilit rrezikon përhapjen në Shqipëri/ Zona më e rrezikuar Kukësi, flet mjeku: Duhet kujdes

Prania e Virusit të Nilit Perindimor në Kosovë, po rrezikon përhapjen e këtij virusi edhe në vendit tonë. Kukësi, si zonë kufitare është porta kryesore hyrëse në Shqipëri dhe risku i përhapjes së virusit është i madh. Ndonëse në Kukës nuk ka raste të virusit të Nilit, mjeku infeksionit në spitalin rajonal, Mark Nufi, thotë së rreziku ekziston. Por në rast shfaqjeje të kësaj sëmundje, nuk mund të ketë trajtim në Kukës.

Rreziku është prezent dhe mundësia për t’a marrë virusin është e lartë nga momenti në moment. Meqënëse në Kosovë ka raste, sëmundja mund të hapet shumë shpejt tek moshat e vjetra, kanë dhe mortalitet më të lartë. Qoftë tek fëmijët e vegjël qoftë tek të moshuarit.

Mark Nufi, Mjek infeksionit në spitalin rajonal të Kukësit

Virusi transmetohet përmes mushkonjave dhe kushte për përhapjen e virusit ka plot në zonat ndërkufitare Kosovë-Shqipëri. Përveç lëvizjes së dyanëshme të qytetarëve edhe liqeni është njëri prej territoreve favorizues. Tre persona janë identifikuar me Virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë nga pickimi i mushkonjave, ndërkohë që një nga të prekurit ka humbur jetën. Ndërkohë pak ditë më parë Instituti i Shëndetit Publik tha se Shqipëria nuk rrezikohet nga ky virus.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja