Banorët e fshatit Qafërrap në Bashkinë Këlcyrë ankohen për praninë e predhave të pashpërthyera në hyrje të fshatit. Ata kërkojnë nga autoritetet që ky probelm të zgjidhet sa më parë pasi u rrezikohet jeta.
Banorët e fshatit Qafërrap në Bashkinë Këlcyrë kanë vënë alarmin se një tragjedi me pasoja fatale humane po troket. Janë disa predha të pashpërthyera të cilat gjenden në hyrje të fshatit.
Popullsia e këtij fshati në pjesën dërrmuese i përket komunitetit egjiptian dhe kjo për ta ndoshta është dhe arsyeja përse autoritetet vendore nuk i ka marrë në konsideratë apelet e vazhdueshme të tyre. Egzistojnë teori të ndryshme për prezencën e predhave të pashpërthyera mes të cilave është edhe ajo e Luftës së Dytë Botërore, mirëpo nuk dihet qartë se çfarë periudhe i përkasin. Gjithsesi, banorët e fshatit jetojnë mes frikës se nga momenti në moment predhat mund të shpërthejnë.
Nëpërmjet kameras së Report TV ata kërkojnë ndërhyrjen e autoriteve me qëllim që ky problem që kërcënon jetën e tyre, të zgjidhet sa më parë.
"Afër shtëpisë time janë disa bomba të mëdha që në kohën e luftës.I kemi thënë policisë t'i heqin. ju lutem na ndihmoni këtu vijnë dhe luajnë fëmijët, do na hedhin në erë", tha një banor
"Bombat edhe pse kemi njoftuar policinë dhe asnjë gjë nuk është bërë, nuk ajnë hequr. Ne kemi frikë se fëmijët shkojnë për të luajtur atje", tha një tjetër banor
"Shqetësimi ynë si fshat janë bombat që janë hedhur këtu afër dhe akoma nuk i ka hequr njeri", tha një banore.
Fshati Qafërrap, është pjesë e Bashkisë së Këlcyrës, ku jetojnë rreth 20 familje.

/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Veriu i Kosovës, a duhet që Kurti të pranojë kërkesat e SHBA-BE?
-
PO
71.3%
-
JO
22.4%
-
NUK E DI
6.3%
Vota total: 1325
Lajme të tjera
-
‘Nga haremi me vajzat e reja, te Veliu që firmosi pavarësinë më 1912-ën dhe...’/ Historia e panjohur sarajeve të familjes Këlcyra
5 Qershor, 07:41
-
Premtuan se do t’i fusnin djalin në punë një qytetari në këmbim të votave, nis hetimi për dy punonjëse të Zyrës së Ndihmës Ekonomike në Këlcyrë
14 Maj, 10:46
-
Rama nga Këlcyra: Ata të zorrës qorre duan vetëm të zaptojnë bashkitë! Po votuat dyshen Berisha-Meta, do rrotulloni në varr gjyshërit që e pësuan politikisht
29 Prill, 17:04
-
Alibeaj prezanton kandidatin e PD për Këlcyrën: Demokratët e nisin reflektimin nga vetja! Spahiu: Do bashkëpunoj me SHBA
26 Prill, 13:24
-
Këlcyrë/ Shirat shembin rrugën në Katundisht, izolohen 100 banorë
27 Shkurt, 16:44
-
Këlcyrë, pamje të frikshme nga erozioni në Katundishtë! Çahet toka, shemben 4 shtëpi, 25 persona në ‘qiell të hapur’, apel për ndihmë
23 Janar, 19:41
-
Reshjet e shiut shkaktojnë erozion të tokës në aksin nacional Këlcyrë-Përmet, një pjesë e rrugës rrezikon të shembet
20 Janar, 11:29
-
Ikmet Mino, mjeshtri i vozave të drurit në Këlcyrë: Qeveria duhet të mbështesë artizanët e rinj që tradita më mos zhduket
26 Nëntor 2022, 16:08
-
Ngjarja në Pejë ‘iu jep zemër’ të moshuarve! 67-vjeçarja denoncon në Këlcyrë të birin: Më ka rrahur sistematikisht
4 Nëntor 2022, 10:04
-
Moska pa armë? SHBA: Rusia po blen miliona raketa dhe predha nga Koreja e Veriut
6 Shtator 2022, 08:40
-
Vlorë/ Gjendet një predhë e paplasur në ujërat e Karaburunit
26 Qershor 2022, 14:20
-
Goditi me thikë shokun pas një sherri, arrestohet në flagrancë 17-vjeçari në Këlcyrë
22 Qershor 2022, 09:14