Koronavirusi i ri/ Mblidhet task-forca e ekspertëve! Manastirliu: Jemi më pak të rrezikuar se vendet e BE! Nuk kemi linjë ajrore me Kinën (VIDEO)

TIRANE- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka mbledhur sot Task-Forcën e institucioneve të shëndetësisë dhe ekspertëve për të koordinuar masat për koronaviurusin e ri, i cili është identifikuar në Wuhan, Kinë. Manastirliu theksoi se Shqipëria po merr masat paraprake, për mbrojtjen ndaj këtij virusi.

“Kam kërkuar disa ditë më parë me një urdhër të posaçëm të merren masat paraprake për rritjen e survejancës dhe të identifikohet niveli i rrezikut për vendin tonë, sipas përhapjes së virusit të ri. Nga raportimi i fundit që kam nga strukturat tona të shëndetit publik: Shqipëria mbetet vend me rrezik të ulët përsa i takon depërtimit të koronavirusit të ri. Edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk ka shpallur emergjencë ndërkombëtare por vetëm emergjencë në Kinë për momentin, ne po përgatitemi me masa të shtuara në strukturat tona dhe dua të theksoj se kemi gati planet e emergjencës për reagimin ndaj infeksioneve virale, sipas shkallës së rrezikshmërisë”, tha Ministrja.

Ministrja tha se dhe pse Shqipëria nuk ka lidhje direkte ajrore me Kinën, bazuar në rekomandimet e OBSh-së, janë marrë masat përkatëse në aeroport. “Kemi rritur survejancën në aeoport dhe pikat kufitare me njësinë tonë të përhershme të shëndetësisë. Janë shtuar masat higjieno-sanitare, është trajnuar stafi i Njësisë së Shëndetësisë në pikat kufitare dhe janë riaktivizuar protokollet përkatëse për situata të tilla”, tha Manastirliu. 

Virusi kinez ka shkaktuar të paktën 81 viktima  në Kinë, 76 prej tyre në provincën e Hubei, kurse numri i të infektuarve është rritur në 2744, nga të cilët mbi 1400 vetëm në zonën Wuhan.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:45
Hashrova: Kemi marrë masa shtesë për dezinfektimin e aeroportit! Do koordinohemi me kompanitë ajore për listat e pasagjerëve (VIDEO)

Lorenc Harshova Shef i Njësisë së Inspektimit Shëndetesor Rinas ka deklaruar se me përhapjen e koronavirusit janë marrë disa masa shtesë për të bërë dizenfiktimin e aeroportit, ndërsa theksoi se duhet bërë koordinimi me kompanitë ajrore që kanë edhe listat e pasagjerëve.

"Në aeroportin Nënë Tereza ka një strukturë të përbërë nga mjekë specialistë. Me daljen e lajmit për përhapjen e koronavirusit janë marrë edhe disa masa shtesë për të pastruar më shpesh aeroportin si dhe një procedurë shtesë për dizenfiktimin e aeroportit. Shumë e rëndësishme është edhe kombinimi me kompanitë ajrore që kanë edhe listat e pasagjerëve. Ne jemi edhe më pak të rrezikuar por megjithatë jemi në gatishmëri të plotë", tha Harshova.

Ora 12:38
Drejtoresha e ISHP: Është një emergjencë për Kinën, por jo për Shqipërinë! Jemi duke marrë të gjitha masat (VIDEO)

Drejtoresha e ISHP ka folur gjatë tryezës ku u mblodh task-forca për koronavirusin e përhapur në Kinë. Ajo tha se Shqipëria nuk është aq e rrezikuar si vende e tjera pasi nuk ka një linjë ajrore të drejtpërdrejtë me Kinën. Ajo tha se vendi ynë po adapton masat e sigurisë që janë marrë në kuadër të atyre që janë propozuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

"Nuk mund të flasim sa e lartë është shkalla e transmetueshmërisë. Dihet deri tani që është një virus që përhapet në rrugë resperative, siç është dhe gripi. Masat e OBSH janë masa të higjienës, kontrollit, kapja e menjëhershme dhe udhëtarët që kanë pasur kontakte me raste të tilla duhet të vlerësohen në lidhje me problemet që ata mund të kenë. Dua ta theksoj, kjo është një emergjencë për shëndetin publik për Kinën por jo për Shqipërinë. Kina ka marrë një seri masash. Për herë të parë në historinë moderne të sëmundjeve infektive, izolohen 20 milion njerëz. Jemi duke punuar dhe duke marrë të gjitha masat. Whani ka qenë një qytet me lidhje shumë të mëdha ndërkombëtare, Parisin Romën, Moskën dhe në këtë aeroporte masat janë më të mëdha" tha Bino.

Ora 12:00
Koronavirusi i ri/Manastirliu: Jemi më pak të rrezikuar se vendet e BE! Nuk kemi linjë ajrore me Kinën (VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu theksoi se Shqipëria po merr masat paraprake, për mbrojtjen ndaj këtij virusi. Ajo tha se vendi ynë nuk është aq i rrezikuar sa vendet e tjera të BE, për shkak se nuk ka një linjë ajrore me Kinën.

"Edhe Shqipëria po merr masat paraprake për mbrojtjen dhe kontrollin ndaj këtij virusi. Aktualisht ISSH ka përforcuar survejancën në bashkëpunim me spitalet e vendit. Sipas rekomandimeve Komiteti i Posaçëm në OBSH nuk ka shpallur një emergjencë ndërkombëtare. Kjo situatë po menaxhohet. Masat janë në koordinim me OBSH. Edhe pse në lidhjen me interferencën dhe udhëtimet nuk parashikohen kufizime ne kemi rritur kontrollet në pikat kufiate aeroport. Duke mos pasur linjë ajrore direkte me Kinën kemi një rrisk më të ulët se vendet e tjera. Autoritete në Shqipëri janë në një rrjet me institucionet simotra. Masat që janë marrë deri tani nga strukturat e ministrisë së Shëndetësisë me të tjerat

Ka nisur puna informuese dhe trajnuese nga ISSHP në pikat kufitare. Janë shtuar masat higjeno sanitare. Ne kemi një survejancë shumë të mirë dhe sistemi i kapjes së hershme është mirëpërcaktuar dhe funksionon më së miri. Kemi një laborator të standartizuar dhe një laborator të certifikuar mikro-biologjik në QSUT. Kemi stafe të trajnuara. Kemi kapacitete për trajtimin e elementëve në urgjencën e infektivit. Dua t'iu informoj që çdo hap që në bëjmë dhe çdo plan masash që marrim është në zbatim të rregullores për mbrojtjen e shëndetit. Janë duke u forcuar masat. Ky është një takim publik por puna jonë ka filluar më herët. Bazuar në informacionin e deritanishëm rreziku për të ardhur në Shqipëri ky virus mbetet i ulët në krahasim me vendet e BE. Shqipëria, ekspertët nga ISHP kanë qenë në një trajnim intensive për të përballuar sëmundjet infektive dhe ato na gjejnë të përgatitur", u shpreh ministrja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 27/01/2020 15:07

    Po mallrat qe vin nga kina?

    Përgjigju
  • O tej: 27/01/2020 11:39

    Thuhet se Berisha eshte infektuar me kete virus.Po mendohet te izolohet ne shpellst e Vicidolit

    Përgjigju
  • Papi: 27/01/2020 11:38

    Harrove ti zonje qe nuk na duhet linja ajrore me kinen se per kete e beri jugosllavine e re kryeministri qe te thithe krejt kinezet qe ulen ne beograd pra jemi te rrezikuar akoma me shume sepse ju po beni roje ne aereoport ndersa kinezet te ne vijne nepermjet kufirit toksor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg