Një shqiptare e izoluar në provincën ku lindi virusi! Gazetari shqiptar nga Kina për Report Tv: Jemi të përballur gjithë ditën me rrezikun

TIRANE- Në Wuhan, provincën ku u shfaq kontravisrusi i ri në Kinë vijon të mbetet vetëm një shqiptare e cila është me studime në këtë zonë. Gazetari Edison Myrteza i cili jeton në Kinë thotë se deri tani rreziku është i izoiluar më tepër në këtë provincë ndërsa autoritetet po punojnë për të mos lejuar përhapjen e tij në zonat e tjera.

"Nuk mund të them se nuk është e rrezikshme. Jemi të përballur gjatë gjithë ditës me rrezikun. Por nëse duam të ruajmë veten duhet të shmangim vizitat në zonat më të prekura. Virusi është përballë nesh në çdo moment. Në qytetin e Whuanit është një studente shqiptare. Ky është një problem për ambasadën shqiptare apo edhe institucionet e tjera. Kam pasur kontakte me një studente në Whuan e cila është mirë. Nuk del jashtë përveçse për nevojat jetike. Di që një shqiptar është zhvendosur nga atje. Vetëm një shqiptare është atje. Mbase mund të zhvendoset nga atje për të ardhur në Shqipëri. Jam mësuar me gjithçka që ndodh këtu. Janë bërë shumë e zakontë. Nuk është ai alarmi shumë i madh. Njerëzit kanë filluar të dalin në rrugë. Ke edhe punonjës të shëndetësisë që të ndalojë për të matur temperaturën", tha Myrteza.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën