Më shumë se 240 punonjës të shëndetit mjekësor janë infektuar me Ebola në Afrikën Perëndimore. Nigeria konfirmon vdekjen e një doktori në shpërndarësin e naftës, në Portin Harcourt. 70 persona të tjerë janë nën mbikqyrje në qytet, ndërsa bashkëshortja e tij është vendosur në kuarantinë. Doktori kishte mjekuar një pacient me sëmundjen e Ebolas, i cili më pas ishte shërua.
Ministrat e Afrikës Perëndimore kanë përcaktuar një takim për të diskutuar mbi trajtimin e mëtejshëm të sëmundjes më vdekjeprurëse.
Organizata Botërore e Shëndetësisë është e alarmuar për shpejtësinë e përhapjes së Ebolës me publikimin e shifrave më të fundit ku raportohet për 1,552 njerëz të vdekur dhe 3,069 raste infektimesh të konfirmuara – shumica në Guine, Liberi dhe Sierra Leone.
Sipas OBSh-së rasti i infektimit të 240 punonjësve është i “paprecedentë”, duke vënë në dukje se në shumë raste mungonin kostumet mbrojtëse e madje dhe dorezat plastike e maskat e fytyrës. Vdekja e doktorit shënon rastin e gjashtë në Nigeri, që është vendi me popullsinë më të madhe në Afrikë. Vetëm një ditë më parë Nigeria lajmëroi mos hapjen e shkollave në mënyrë që të mbajnë sëmundjen nën kontroll.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com