Virusi Nipah alarmon Indinë, konfirmohen dy vdekje

Virusi Nipah alarmon Indinë, konfirmohen dy vdekje

Shteti jugor indian, Kerala ka lëshuar alarm, pasi konfirmoi se dy persona kanë vdekur nga virusi i rrallë i quajtur Nipah.

Një nga vdekjet ndodhi në fillim të këtij muaji, ndërsa tjetra më 30 gusht, thanë zyrtarët.

Edhe dy të afërm të një viktime kanë rezultuar pozitiv me virusin dhe po trajtohen në spital, raporton BBC. Ky është rasti i katërt i Nipah në Kerala që nga viti 2018.

Infeksioni i virusit Nipah është një “sëmundje zoonotike” e transmetuar nga kafshët si derrat dhe lakuriqët e natës te njerëzit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ajo gjithashtu mund të transmetohet përmes ushqimit të kontaminuar si dhe përmes kontaktit me një person të infektuar.

Njerëzit që e kontraktojnë virusin ndonjëherë nuk shfaqin simptoma të dukshme, ndërsa të tjerët shfaqin shenja të problemeve akute të frymëmarrjes.

Në raste të rënda, infeksioni Nipah mund të rezultojë në encefalit fetal e cila është një gjendje serioze që mund të prekë edhe prek trurin.

Shkalla e vdekshmërisë në mesin e atyre që infektohen me këtë virus është e lartë, pasi nuk ka asnjë ilaç apo vaksinë në dispozicion për të trajtuar infeksionin. Trajtimi është i kufizuar në menaxhimin e simptomave dhe kujdesin mbështetës.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë