Zbulohet virusi që ju përgjon nga telefoni, fshini këto aplikacione që e përhapin atë

Zbulohet virusi që ju përgjon nga telefoni, fshini këto aplikacione që e përhapin atë

Ekspertët kanë zbuluar një virus përgjues të quajtur VajraSpy që ka infektuar disa aplikacione të telefonave Android. Ky virus përgjues mund të hyjë në informacionet personale të përdoruesve, duke përfshirë kontaktet, mesazhet, telefonatat, madje edhe të aktivizojë kamerën e telefonit, duke kompromentuar seriozisht privatësinë.

Ekspertë kanë listuar aplikacionet që janë prekur nga ky virus përgjues. Lista e plotë e aplikacioneve të prekura nga virusi janë: Rafaqat, Private Talk, MeetMe, Let’s Chat, Quick Chat, Chit Chat, Hello Chat, YohooTalk, TikTok, Nidus, GlowChat, Wave Chat.

Nëse njëri nga këto aplikacione ndodhet në telefonin tuaj Android, ju duhet ta fshini menjëherë para se virusi të fillojë aktivitetin. 

Viruset përgjuese si VajraSpy mund të përgjojnë telefonantat në sfond duke ua dërguar palëve të treta që i përdorin për informacion, të vjedhin informacionet personale të përdoruesit të pajisjes, të aktivisojnë kamerën kur përdoruesi nuk është duke e përdorus pajisjen si edhe përgjojnë vendndodhjen tuaj në kohë reale me anë të aplikacioneve që kerkojnë të hapet navigatori për të funksionuar. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

“Vendim çnjerëzor” – Basha shpërthen pas refuzimit të Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait: Një shkelje e rëndë

“Vendim çnjerëzor” – Basha shpërthen pas refuzimit të Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait: Një shkelje e rëndë