Një mënyrë origjinale dhe njëkohësisht jashtë të zakonshmes ka zgjedhur kreu i Partisë së Fortë në Kosovë, Visar Arifaj, për të shpalosur transparencën e partisë së tij.

Ai është shfaqur thuajse nudo në një poster të partisë “Partia e Fortë” në Kosovë, ku si slogan vjen me shprehjen “Për transparencë të plotë” si dhe me fjalinë “Tash P’e Nisim”, e cila krijon dykuptimësi.

Visari përveçse është lideri i partisë satirike, ka treguar shpesh se zotëron shpirt artistik dhe kjo dëshmohet më së miri edhe nëpërmjet këtij posteri.

Por në këtë rast edhe vetë Visari nuk duket të jetë krejtësisht transparent.

visar arifaj

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)