Bashkia Tiranë, vjen me një tjetër nismë interesante në këtë kohë të vështirë pandemia, pë t'ua lehtësuar sa më shumë qëndrimin në shtëpi kryeqytetasve. MUSIC FOR HOPE, “Tirana Këndon”, kështu quhet nisma e cila do të argëtojë qytetarët e saj nga banesat e tyre me koncert falas në çdo lagje të saj.
Këngëtarët më të mirë, si Redon Makashi, Kozma Dushi, Eneda Tarifa, Lorenc Hasrama, Denisa Xhemnica si dhe shumë DJ të famshëm shqiptarë, kanë vendosur t’u bëjnë një dhuratë qytetarëve të kryeqytetit, duke sjellë sado pak një atmosferë ndryshe në kushte e karantinës apo të distancim social.
Koncerti do të zhvillohet nga data 15-20 prill. Kështu që zbulpni kur do zhvillohet koncerti në lagjen tuaj, vishuni dhe dilni në ballkone e dritare për ta shijuar.