‘Vit tepër i fuqishëm me plot ngjarje të bujshme’, astrologu Jorgo Pulla: Ja parashikimi i yjeve për 2023! Shenja më me fat…

I ftuar në “Rreze Dielli” astrologu Jorgo Pulla thotë se 2023 do të jetë një vit që do të kërkojë më shumë vëmendje dhe kujdes. Ndërsa bën një pasqyrim të përgjithshëm për çdo shenjë, ai thotë se ky vit futet fuqishëm dhe do të na japë mundësinë të përjetojmë gjërat që nuk kemi mundur më parë. Shenjat më të favorizuara janë Gaforrja, Dashi dhe Demi.

“Ky vit futet i fuqishëm dhe gjërat që nuk i kemi bërë para 20 viteve,  që kemi pasur çështje nga më të ndryshmet, duket se kemi gabuar dhe këto gabime tani ne i zgjidhim në gjërat që ne na interesojnë.

Kemi të bëjmë me përfitime të mëdha me shenjën e Dashit, kanë një ndikim shumë të mire. Fokusimi më i madh që ndodh në Shigjetarë ka një ndikim shumë të madh, sidomos në tre mujorin e parë, Dashi do të ketë shumë udhëtime. Përfitime shumë të mëdha ka edhe Demi.

Ky vit është dorë shtrënguar, duhet kujdes dhe vëmendje sepse gjërat duhet t’i bëjnë me llogari që të dalim fitimtar. Dashi, Demi dhe Gaforrja janë tre shenjat që përfitojnë më së shumti nga 2023 sepse kanë vuajtur shumë në 6-mujorin e parë të 2022’’ tha ai.

Parashimi i yjeve për secilën shenjë:

Dashi

E nis vitin me planetin e tij në retrogradë por i jep mundësira dhe rëndësi në atë që do të bëjë. Dhe ka një ndikim shumë të mirë, sepse do të ketë mundësi për udhëtime, e do t’i shikojë gjërat në një mënyrë tjetër. Tani këtë periudhë, për marrjen e vendimeve të rëndësishme kanë kohën më të mirë të mundshme dhe do të dalin fitimtarë në çështjet e punës, në lidhje me karrierën, në lidhje me marrjen e vendimeve të rëndësishme, sidomos në udhëtime. Ka një ndikim shumë të madh 10-ditëshi i dytë me dokumentacionet me jashtë. Duhet të tregojnë vëmendje në muajin Prill deri në mes të Majit. Kanë kthime nga e shkuara. Është momenti ideal që këto 6 muaj që do pasojnë deri në korrik kanë ndikime të mëdha, aty do bazohen më pas në gjërat që do të bëjnë më tej.

Demi

Demi merr vendime shumë të guximshme, tani keni një moment perfekt sidomos në punën tuaj. Do të keni ndryshim pune ose vendbanimi, është momenti juaj nga data 23 Mars deri në 14 Maj, kanë një periudhë kaq të artë sidomos nëse nisin një punë. Nëse do të bëni një fejesë është idealja, pasi keni kohën më të përshtatshme që mund ta realizoni. Në anën shpirtërore Demët mund të duken pak gjakftohtë në atë çka bëjnë por gjithmonë pastërtia është e brendshme. Në anën ekonomike, në ndryshimet që do të kenë të 10-ditëshit të dytë në rol drejtues në punë, është mirë që të shohin më tej, sepse bëjnë shumë punë por vallë a paguhen aq sa duhet për atë që bëjnë. Ndikimet më të mëdha i keni nga Prilli deri në Shtator, në këtë periudhë do të kuptoni shumë gjëra dhe do të kërkoni të drejtën tuaj. Për çështjet ligjore dhe zgjidhjet e tyre kanë mundësinë më të mirë për t’i zgjidhur tani në shkurt. Gjithashtu edhe në Maj dhe në Shtator kanë një periudhë të mirë.

Binjakët

Keni mundësi të mëdha me çështjet që kanë të bëjnë me ekonominë. Muajt më të mirë janë fundi i Majit, Qershori, Tetori. Në këto periudha gjithashtu do të zgjidhni edhe çështje të punës, çështje me bankat e kanë mundësinë ta zgjidhin. Ndërsa për çështjet financiare në një punë që do të kenë, është momenti tani nga Janari deri në fund të Prillit, keni  mundësinë të stabilizoheni. Mund të lëvizni nga puna por mos u mërzisni, atje ku do të shkoni e keni vendin gati. Në fushën sentimentale, kanë pasur një lidhje që është shkëputur dhe kanë ribashkim. Kemi edhe shtesa në familje te Binjakët. Të tre 10-ditëshet, kanë ndikime shumë të mira në fushën sentimentale, sidomos për një lidhje serioze në tre muajt e parë të vitit 2023, sepse është viti më ideal për këto gjëra.

Gaforrja

Ndikimi i Jupiterit në Dem i jep mundësinë  për punë të re, një blerje shumë të rëndësishme për të ardhmen si biznes, burim të ardhurash të dytë brenda 2023. Burimet fillojnë që tani në fund të shkurtit dhe do të ndërpresinmarrëdhëniet  me njerëz që kërkojnë të marrin nga Gaforrja si energjinë dhe të mira materiale. Këto gjëra do të ndërpriten për 2023 dhe do të dalin mbi sipërfaqe shumë gjëra, në peridhën Mars. Nga data 23 korrik deri në shtator kanë kohën më të mirë të mundshme për fushën sentimentale, do të kenë mundësi të reja, po ashtu bashkime familjare. Një dokument që e kanë shumë të rëndësishëm do ta marrin gjatë 2023.

Luani

Vit shumë i mirë për Luanët. Duhet të kenë pas kujdes në periudhën Mars- Maj. Ndërsa periudhat e tjera i kanë shumë të mira, do të jetë viti udhëtimeve për to. Nga 15 Maji do të keni mundësinë për të marrë vendime të rëndësishme. Gjithashtu kanë mundësi tepër të mira në fushën e karrierës. Në anën shpirtërore, nga 3 Janari deri në 15 Maj kanë një mundësi për të zgjedhur partnerin e tyre  ose ta kthejnë lidhjen e tyre në serioze sepse Afërdita ju premton një verë të shndritshme. Nga data 6 Maj deri në 23 korrik është një kohë e artë për të realizuar shumë ëndrra që nuk keni menduar. Vazhdimësia është ideale.

Virgjëresha

Përgatituni për ndryshime madhore favorite për ju, të tjerët do të ndreqin gabimet që kanë bërë karshi jush, në fushën e punës dhe të ekonomisë. Ndikimet e këtij viti ju ndihmojnë në problemet financiare dhe do të keni mundësi që përsa i përket punës do të keni një ofertë shumë të rëndësishme për 2023. Disave do t’i vijë keq sepse do të lëvizin nga ai vend pune që do të jeni në Maj të 2023. Prisni të merrni disa para për të cilat keni punuar dhe do ti merrni deri më 13 shkurt. Po ashtu keni një periudhë të mirë nga Prilli deri në shtator, përsa I përket punës dhe stabilizimit tuaj dhe lëvizjet që keni bërë kanë qenë në këto kohëra dhe do t’i merrni lajmet në këto periudha. Në anën shpirtërore është periudha më e mirë për një lidhje të re ose një bashkim familjarë.

Peshorja

Do të kenë ndryshime të mëdha në lidhje me punën. Disa vonesa që keni pasur në çështjet ligjore, tani është momenti që do të fitoni dhe do t’i stabilizoni siç dëshironi. Eklipset e reja sidomos nga Prilli do tju ndihmojë shumë në fushën e punës dhe karrierës. Në fushën ekonomike, keni bërë më tepër por keni marrë më pak, tani është momenti që do të balancohen. Për ju 2023 ka shumë për të dhënë dhe pak për të marrë, ndaj mos u shqetësoni, gjërat janë në anën tuaj. Ana shpirtërore ka një ndikim shumë të mirë nga fundi i Majit deri në Tetor. Në anën ekonomike mos u shqetësoni sepse ëndrrat e lëna në sirtar do të bëhen realitet për stabilizimin ekonomik, 6-mujori i dytë është i juaji prandaj mos lini asnjë moment pa  e shfrytëzuar.

Akrepi

Do të punoni pak më tepër këtë vit sepse është viti transformues, I fillimeve të reja. Keni pasur disa probleme me shëndetin në 2023 por tashmë do të marrin fund. Duhet të keni kujdes nga blerjet, nëse e keni urgjente mund të bëni një blerje, por bëni kujdes me dokumentacionet sidomos nga janari deri në mars. Në anën shpirtërore do të keni mundësi për lidhje të reja me Dem, Luan, Ujorë që do të keni ndikime mjaft pozitive. Po ashtu keni një mundësi shumë të mirë tani për zgjidhjen e problemeve. Në lidhje me çështjet shpirtërore, do të keni mundësinë më të mirë në kohëra të caktuara nga 3 Janari në 5 Maj, do të keni një mundësi kaq të madhe në gjetjen e partnerit/eres. 

Shigjetari

Keni një ndikim tani me çështjet që lidhen me ekonominë, do të përfitoni shumë, gjithashtu do të keni mundësi për shumë udhëtime. Keni po ashtu mundësinë për një blerje të rëndësishme jashtë. Në anën shpirtërore duket se keni arritur majat, përsa i përket faktit që keni pasur probleme me lidhjen tuaj por tani është viti i bashkimit. Çështjet që kanë të bëjnë me anën ekonomike jeni në formë për të arritur majat, koha më e përshtatshme është 6 mujori i dytë sepse  është një mundësi tepër e mirë për të realizuar gjërat që dëshironi.

Bricjapët

Do të lodheni shumë këtë vit por do të përfitoni shumë. Këta që janë në rol drejtues kanë kohën më të përshtatshme, nga Janari deri në 23 Mars është periudha më perfekte për gjithçka,që t’ju kthehen gjërat materiale. Në anën shpirtërore më i favorizuar është 10-ditëshi i dytë, lidhjet me pengesa, barrierat që keni pasur do të hiqen dhe do të keni mundësinë të bashkoheni me personin e zemrës. Në çështjet ekonomike nuk ka diçka për t’u shqetësuar, duhet vetëm pak vullnet që të arrijnë majat.

Ujori

Keni një mundësi tani për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura më përpara në fushën e karrierës së tyre. Do të keni lëvizje të shpeshta gjatë vitit, por do të jetë në të mirën tuaj.Në anën shpirtërore do të kenë kujdes nëse keni lidhje ose keni krijuar lidhje gjatë udhëtimit, sidomos me Akrep, Gaforre mos u mundoni të flisni shumë, ata e dinë kush jeni ju. Këtë vit shumë Ujorë do të kenë fejesa. Në anën ekonomike gjërat janë favorite.

Peshqit

Nga data 20 Prill deri 15 Maj, nga data 14 tetor bëni pak kujdes, mos u nxitoni. Periudha më ideale për stabilizmin tuaj ekonomik është nga shkurt –mars  dhe vazhdimësia juaj është tepër e mbarë.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja