Arkivat me ekspozitë për Pavarësinë e Kosovës! Po krimet e serbëve në Luftë?! Ardit Bido: Dokumentet në Beograd, është e vështirë

Këto janë disa imazhe që lidhen me demonstratat e vitit 1981 në Kosovë. Studentët ishin ndër të parët që nisën të shprehin pakënaqësitë ndaj ish-Jugosllavisë. Më pas reagimet u përhapën në të gjitha hallkat e shoqërisë. Arkivat Shqiptare dhe të Kosovës, në ekspozitën e përbashkët dedikuar 16-vjetorit të Pavarësisë të çelur këtë të shtunë në Kalanë e Tiranës zgjedhin ti konsiderojnë këto hapa kyçe si “Rizgjim në vlerat kombëtare” të Kosovës Republikë.

Vitet 1970-1980 që cek përmes fotografive dhe dokumenteve kjo ekspozitë, sjellin në vëmendje bashkëpunimet dypalëshe Shqipëri-Kosovë, takimet mes përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit, shkëmbimit kulturor si dhe pasqyrimin që i bëhej ngjarjeve në shtypin shqiptar, si ky raportim i zbardhur Ylli Pepos. Apo zbulojnë më tej sesi ambasadori i kohës i Shqipërisë ruante lidhjet me studentë të Kosovës në ish-Jugosllavi për të marrë informacione shtesë dhe për t’i ardhur në ndihmë Kosovës.

Studiuesi Ardit Bido tregon se mes Drejtorisë vendase të Arkivave dhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës  ekziston bashkëpunimi sa i përket këmbimit të dokumentacioneve. Ai tregon në këtë kontekst nëse do të mund të bëhej më shumë, për të ekspozuar përmes fakteve krimet e luftës së Serbëve në Kosovë edhe jashtë kufijve shqiptarë.

Në një kohë që tanimë Shqipëria po bashkëpunon në pasqyrimin e muzeumeve të memories, për të dëshmuar krimet ndaj njerëzimit, siç është rasti I muzeut hebraik ajo çka mungon është një muze që të pasqyrojë luftën në Kosovë. Propozim që ngrihet herë pas here nga personalitete vendase dhe shuhet pa zgjidhje.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun përgjatë gjithë fundjavës.

K.M//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë