Këto dy qershoret dhe netët e nxehta të tyre, flasin për vitet e dreqit dhe për politikën që duhet të jetë zanat i qoftëlargut, por në të njëjtin vend dhe në të njëjtat rrugë, nuk ka më qytetarë të zënë peng, as të tjerë që bërtasin "rusi dolaze!".
Si sot, nata e 15 vjetëve më parë, të gjithë ata që ishin zënë jesirë në Prishtinë e kishin jetuar natën më të gjatë. Për shumë shqiptarë që prisnin lirinë dhe fundin e “viteve të dreqit", ajo qe nata e zezë e mbylljes së një epoke. Dikush më i lexueshëm e kishte cilësuar si nata e Bartolomeut, ndërkaq populli pushtues nën tytën e çmendurisë së kallashnikovëve po çirreshin pothuaj në një zë: "rusi dolazu"!
Njerëzit e ngujuar, vjedhurazi po i shihnin tanket e ushtrive të huaja që qenë ndalur pranë shtëpive e ndërtesave të rrënuara, pak orë para mesnatës që do të shënonte fillimin e epokës së re. Por, mbrëmja e madhe e fundit të tmerrit dhe mbrëmja e madhe e lirisë, ndodhte mes frikës së fundit dhe frikës së guximit të gëzimit. Të gjithë pyesnin se çfarë do të ndodhë në natën që do të mbetej mes datave që do të mësohen përmendësh në shkollë. Përgjigjen s’e mori askush, ndërkohë që erën e tymit e ndjenin dhe prushi i tij po bëhej si re.
Mbrëmjen e 13 qershorit të 1999-s një nga shenjat më të dukshme ishte lajmërimi për një kundërfestë. Dikush me pak gojë lajmëronte se njerëzit pa fytyra do të shkretonin gjithë qytetin e kuq. Por, nuk kishte asgjë më të zakonshme se të flisje për vdekjen në atë kohë.
Në “realitetin” brenda katër mureve të tre muajve, asgjë më nuk ishte si në ditët tjera. Nga dhoma në dhomë, e nga oborret në oborr, zëra pëshpëritnin. Po përtej tyre nuk dëgjohej asgjë, si në një film të vjetër pa zë. A do të ishte kjo nata e rënies së mureve?
Ditën e 14 qershorit, në qytetin tim, shumëkush e ka pritur i pagjumë. Atmosfera e mbytur e një nate më parë nuk ishte ose nuk ishte vetëm një shenjë frike, por drojë dhe ngurrim për të besuar në realitetin që vetëm pak orë përpara dukej aq i pamundshëm. Dhe, vetëm pak orë më vonë entuziazmi e shpresa e ditës së parë të pasluftës, ishin kaq larg fundit të orëve të mjera.
Po çfarë ka përtej mureve? As këtë përgjigje s’dinte ta jepte kush.
Rrugëve ia mësymë me vrull dhe vetëm me gëzimin se “epoka e vdekjes” kish marrë fund. Nuk pëshpëritej më, por thërritej me zë “se të shpëtosh qoftë edhe për njëherë të vetme nga një përvojë e tillë, nuk është gjë e vogël!”. Të tjerë e kanë pritur ftohtë, pa mundur të shmangin kujtimin e masakrave dhe erën e vdekjes.
Kemi nisur nga zeroja dhe nga fantazia dhe në shpinë me dijen e përvojën e një qytetërimi shumëshekullor të sprovuar përherë me luftën për të mbijetuar.
E paimagjinueshme që në një natë tjetër vere, të një qershori tjetër që do të vijë 15 vjet më vonë, do të ketë një tjetër festë, pothuaj deri ne shthurje, për diçka që ka të bëjë me Qeverinë e shtetit të pushtuar dikur, me politikën e pushtetin e tij, me kryeministrat që do të përmbysen ose do të vinë!
Në fakt më shumë sesa kaq, këta dy qershoret dhe netët e nxehta të tyre, flasin për vitet e dreqit dhe për politikën që duhet të jetë zanat i qoftëlargut, por në të njëjtin vend dhe në të njëjtat rrugë, nuk ka më qytetarë të zënë peng, as të tjerë që bërtasin "rusi dolaze!". Këtu edhe kur festohet, edhe kur protestohet, edhe kur çmendemi, edhe kur ecim krejt pa krye....përplasemi ose për lirinë ose për fuqinë. Këta të fundit sytë ia nxjerrshin njëri-tjetrit, sepse ky vend ka nevojë për më shumë liri!
Prishtina edhe këtë vit e shënoi qershorin e lirisë, por festën e bëri nën hijen e një lufte të re, që "për pushtet mos me lëshu pe"! Edhe këtë herë u dëgjua të pëshpëritej "s'po ikin ata!"
Tashmë jo milicët serbë e të dehurit serbë, as policët shqiptarë e të dehurit shqiptarë, por Ata-të e tjerët.
Në qytetet e mëdha e shumë të mëdha thonë se ndodhin ngjarje që nuk ndodhin në qytete e qendra të vogla. Çfarë mund të ndodhë te ne, në qytetet e në kryeqytet? Diçka e mrekullueshme e fantastike apo... Paradokset tona janë të shumta dhe njeriu duhet të dijë si të jetojë në këtë botën tonë.
/Shqiptarja.com