/ATSH/- Banka e Shqipërisë bëri të ditur se në fund të vitit 2014 niveli i kredive me probleme në sistemin bankar shqiptar ishte 24.2%, ndërsa pritet që gjatë vitit 2015 ky tregues të ulet, falë kthimit të rritjes sasiore të kredisë dhe pastrimit të bilanceve nga kreditë e humbura dhe pa shpresë kthimi.
Ndryshimet, si në rregulloren përkatëse të Bankës së Shqipërisë, ashtu edhe në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, që lidhet me njohjen e kredive të fshira si shpenzime fiskale të zbritshme, për ekspertët e fushës do të thotë një nivel më i reduktuar për kredinë me probleme në 2015-n. Referuar statistikave, nivelin më të lartë të kredive me probleme e ka Serbia me 23%, e ndjekur nga Mali i Zi me 17.2%.
Vendet ku shkalla e kredive me probleme është më e ulët se mesatarja rajonale janë Bosnje-Hercegovina me 15.5%, Maqedonia me 11.3%, ndërsa vendi me nivelin më të ulët të kredive me probleme në rajon është Kosova me 8.2%. Nivelet rekord të kredive me probleme në Europë vazhdojnë t'i mbajnë shtetet që u goditën ashpër nga kriza financiare, duke filluar nga Qipro dhe Greqia, ku kreditë me probeme janë mbi nivelin 30%.
Nivele të larta të kredive me probleme kanë edhe Irlanda, me 25.3%, Rumania me 22.3% dhe Hungaria, Italia dhe Kroacia me rreth 16%.
Duhet theksuar megjithatë se Shqipëria ka rregulla më të rrepta për klasifikimin e kredive me probleme dhe përfshin si të tilla ato me vonesë mbi 90 ditë, ndërsa shumica e vendeve të tjera konsiderojnë si kredi me probleme ato në vonesë mbi 180 ditë.
Gjatë vitit 2014, kreditë me probleme të sistemit bankar shqiptar rezultuan më të stabilizuara, në intervalin mes 24% dhe 25%.
/Shqiptarja.com