Viti 2019 në Shqipëri vjen me 6 djem dhe 2 vajza, ja sa përfitojnë bebet nga bonusi i lindjes ( Foto+Video)

Në natën e ndërrimit të viteve, pas orës 00:00 në mesnatë, kanë ardhur në jetë 6 foshnje të gjinisë mashkull e dy të gjinisë femër, të cilët do të përfitojnë çekun e bebes.

Foshnja e parë lindi në Tiranë në orën 00:01, në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë". Foshnja e porsalindur, e gjinisë mashkull, me peshë 3 kg e 150 gr, është pagëzuar me emrin Elis.

Prindërit e Elisit, Emilina Shtembari dhe Besmir Gogu u shprehën të lumtur që  djali i tyre ishte dhe fëmija i parë i 2019-ës."Gjithmonë kemi dashur një fëmijë të seksit mashkull por që nuk e prisnim që djali ynë të ishte fëmija i parë për këtë vit", u shpreh e ëma e foshnjes Elis. 

Fëmija i parë, Elis

Foshnja që konsiderohet edhe ai si i pari për këtë vit, po me gjininë mashkull, lindi në maternitetin tjetër të Tiranës, "Koço Gliozheni". Kryeministri Edi Rama e takoi personalisht nënën e Aleksit, për t'i dhënë çekun e bebes. Aleksi, si fëmija i tretë i familjes përfitoi 120 mijë lekë të reja. (Lexo këtu)

Foshnja e dytë dhe e tretë, me gjini femërore, që erdhën në jetë në natën e ndërrimit të viteve, do të përfitojnë përkatësisht 80 mijë lekë të reja dhe 40 mijë lekë të reja.

Edhe në Fier e Korcë, bebet e para ishin djem. Në qytetin e Fierit lindi një djalë ndërsa në atë të Korcës dy djem, ku i pari lindi me lindje normale në orën  01:47  e i dyti me operacion në orën 08:30. Ndërsa në Lushnjë, një çift nga fshati Gramsh u gëzua po me një djalë, pas shumë vajzave që kishin.

Fëmija i lindur në Fier

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali