Viti 2019/ Kryeministri Rama dorëzon çeqet për tre foshnjet e para: Fiks për politikën e bonusit të bebes

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social  "Instagram" se në ditën e parë të vitit 2019 ka shpërndarë çeqet për tre foshnjet e para të lindura gjatë natës së ndërrimit të viteve. 

Përmbi fotos ku duket sëbashku me njërën nënë që ka sjellë në jetë një nga fëmijët e parë të këtij viti në maternitetin "Koço Gliozheni", Rama ka bërë të ditur se Aleksi, vëllai i dy motrave, si fëmijë i tretë, do të përfitojë 120 mijë lekë të reja. Ndërsa vajza që ka ardhur pas tij, si fëmijë i dytë në familje, do të përfitojë 80 mijë lekë të reja. Sa i takon familjes së tretë që ka sjellë në jetë po një vajzë, do të përfitojë 40 mijë lekë të reja. 

"Tre të parët kanë ardhur fiks si për të ilustruar politikën e re të Bonusit të Bebes. GEZUAR e me shëndet e mbarësi, të gjitha çifteve të reja e prindërve përsëritës të këtij Viti të Ri", shkruan në fund Rama. 

Postimi i kryeministrit Edi Rama në rrjetin social "Instagram"

Shqiptarët festuan mbrëmjen e djeshme ndërrimin e viteve. 2019-ta hyri në një mot të ftohtë por pa reshje shiu. Ky ishte viti i parë që shqiptarët e festuan ndërrimin e viteve pa fishekzjarre dhe kapsolla në duar. Të vetmit që hodhën fishekzjarre ishin bashkitë, të cilat në cdo qytet organizuan një spektakël në qiell. Me hyrjen e vitit 2019, shqiptarëve iu ndalohet bixhozi dhe llotot. Sot ka hyrë në fuqi ligji që ndalon lojërat e fatit, ndërkohë që të gjitha pikat që shërbenin si pika bastesh janë mbyllur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja