Viti 2024 mbyllet me pesimizëm nga bizneset e qytetarët! BSH: Besimi në ekonomi u tkurr me 3.3% në dhjetor

Viti 2024 u mbyll me rënie të besimit në ekonomi. Banka e Shqipërisë thotë se qytetarët bënë më pak blerje edhe pse ishin në muajin festiv të Krishtlindjes dhe ndërrimit të viteve, ndërsa besimi i tyre u tkurr me 1.7% pasi kanë vlerësuar në rënie situatën ekonomike të vendit

“Vlerësimi i tyre për blerjet në shuma të mëdha, si aktuale dhe në të ardhmen, ra në muajin dhjetor”, thuhet në vrojtimin e Bankës së Shqipërisë.

Në tërësi besimi në ekonomi u tkurr me 3.8% në dhjetor për shkak të dobësimit të të gjithë treguesve të besimit të sektorëve të biznesit, sidomos në ndërtim dhe shërbime.

Në mbyllje të vitit ndërtuesit kanë raportuar për rënie të aktivitetit të tyre ndërtues dhe për tkurrje të kontratave për porosi. Po për të njëjtat arsye është tkurrur me 5.5% besimi në ekonomi edhe nga sektori i shërbimeve. Edhe pse në periudhë festash, dhe me rezervime të shumta, ky sektor thotë se aktiviteti i tyre dhe kërkesa për shërbim në dhjetor u ul.

Me 3.3% u tkurr besimi edhe në sektorin e tregtisë pasi bizneset thonë se u ka rënë aktiviteti dhe kanë pritshmëri negative për punësimin, vetëm për çmimet janë optimist e presin rritje. Ndërsa industria ka pasur rënien më të lehtë me 1%, kryesisht prej mungesës së prodhimit, rënie që vijon prej muajsh.

I vetmi tregues i vlerësuar në rritje nga bizneset janë çmimet, që parashikohen të jenë më të larta për muajit e parë të vitit 2025. Përtej këtyre sinjaleve nga biznesi Banka e Shqipërisë thotë se nuk ka rrezik për një goditje tjetër inflacioni gjatë këtij viti.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës