Viti 2025 erdhi edhe me një tjetër lajm të bukur. Fëmijët e parë që erdhën në jetë, si rrallë herë në të kaluarën, ishin binjakë.
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë ndanë lajmin e bukur përmes një postimi në rrjetet e tyre sociale.
"ÇFARË VITI FILLOI! Mirëserdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe me këmbën e mbarë!
Këto janë binjakët e vitit 2025, që na u bashkuan shëndosh e mirë si lajmës të një viti me bereqet, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00!", shkruan Rama.
Edhe mjeku që asistoi këto lindje tha se gjithçka shkoi mirë.
“Fëmijët e parë që erdhën në jetë janë binjakë. Dy djem në gjendje të mirë shëndetësore, gëzojnë shëndet të mirë bashkë me nënën. Çifti ka edhe një fëmijë tjetër. Vazhdon puna intesive, presim dhe lindje të tjera, ju uroj të gjithëve gëzuar.
Binjakët Ares dhe Rajd do të përfitojnë edhe bonusin e bebeve, me nga 80 mijë lekë secili.