Viti akademik, Rama: Reforma
në arsim do të japë rezultate

Viti akademik, Rama: Reforma<br />në arsim do të japë rezultate<br>
Në nisje të vitit të ri akademik, kryeministri Edi Rama nga Universiteti Bujqësor i Tiranës pas urimeve për studentët, deklaroi se do të ketë një proces ndërveprimi intensiv mes Universitetit dhe qeverisë.

Kryeministri deklaroi se kapitulli i ri i reformës në arsim ka filluar të japë rezultate dhe produkte konkrete. Sipas tij reforma i ka dhënë zgjidhje problemit të parë, të hyrjes në universitet sipas meritës.

Iu uroj suksese të gjithë studentëve dhe pedagogëve në nisjen e vitit të ri akademik.  Kapitulli i ri i reformës në arsim ka filluar dhe do të japë rezultate dhe produkte konkrete.

Reforma në arsim i ka dhënë zgjidhje problemit, që në universitet të hynte ai që e meritonte. Ne sot kemi arritur kemi që djali dhe vajza e asnjërit që është ulur në radhë të parë nuk mund ta kalojë atë të një çobani nëse është me rezultate më të mira.

Kjo është arritje dhe bazë e shkëlqyer për të vijuar më tutje. Ju që jeni këtu jeni në bazë të meritës, të asaj që keni investuar në shkollën e mesme" deklaroi ai.

Duke u ndalur te Universiteti i Tiranës, Rama u shpreh se ka nisur procesi i transformimit për ta kthyer në një qendër ekselence për ta bërë bazë prodhuese, ndërsa i ka të gjitha mundësitë që të bëhet konsulente e qeverisë.

Zgjodhëm ta fillonim në këtë universitet, jo rastësisht, pasi dëshirojmë ta shembim murin që e ndan universitetin nga jeta reale, nga fusha për të cilën ju keni ardhur të merrni mësime, që të përfitojmë në një proces bashkëpunimi mes qeverisë dhe universitetit.

Vizituam kantierin në territorin e universitetit, unë jam i pakënaqur,  pasi besoj që ka ende shumë për të bërë. Ata janë të kënaqur për aq sa mundësitë kanë qenë, po ne do të krijojmë mundësi të reja.

Para një viti nuk arrija të besoja se cfarë hataje ishte kjo hapësirë, me një ndërhyrje të parë është krijuar një bazë për të vendosur pak rregull, por ka ende shumë.

Këtu nuk duhet të ketë asnjë aktivitet që nuk është në harmoni me universitetin, këtu nuk mund të ketë më shumë makina se njerëz. Shpronësimet do i bëjmë. Ka ende disa struktura që ose duhet të shemben ose duhet t’i kthehen universitetit.

Këtu nuk mund të jetë një ambient që mund të kalojnë edhe banorët, edhe studentët edhe pedagogët edhe kafshët shtëpiake.

Në një kohë ky universitet prodhonte dhe shiste, kishte një bazë, pastaj merreshin të gjitha arritjet e eksperimenteve. UB i ka mundësitë që të bëhet një bazë prodhuese dhe i ka potencialet që të bëhet konsulenti strategjik i qeverisë. Nuk kemi pse harxhojmë para për të blerë konsulenca në treg, por këtu.

Së bashku ne do ta bëjmë këtë. Në këtë territor është vendi i duhur për të hapur rrugë për të shkuar shumë më larg, se e tashmja na mundëson. Duhet të kemi një shembull për ata që merren me bujqësi dhe blegtori. Territorin e Universitetit Bujqësor do të kthejmë në një oaz” përfundoi kryeministri.

Edhe ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ka garantuar Universitetin dhe studentët për mbështetje maksimale nga dikasteri që drejton. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot