Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, ka uruar shqiptarët me rastin e Vitit të Ri 2023.
“Sonte, në natën e ndërrimit të viteve, uroj familjet shqiptare, këtu në Shqipëri e Diasporë, një Vit të Ri të gëzuar! Sfidat e 2023 janë të mëdha, por të bashkuar, me dashuri e përkushtim për vendin tonë, do t’i përballojmë ato! Ditët dhe vitet më të bukura i kemi përpara! Shëndet e gëzime në të gjitha vatrat familjare!”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Lajmi kryesor:
VIDEO-MESAZHET- Begaj: Jo luftë me njëri-tjetrin! Rama: Qoftë 2023 kohë për paqe! Nikolla: Ditët dhe vitet më të bukura i kemi përpara! (URIMET e politikës për 2023)
