Viti i ri jashtë shtëpisë, rriten prenotimet në Durrës! Shumica e rezervimeve, nga Kosova! Sa variojnë çmimet për natën e 31 dhjetorit

DURRËSFestat e fundvitit po i rikthejnë Durrësit lavdinë e dikurshme. Qyteti bregdetar renditet i dyti pas Korçës, sa i përket rezervimeve në hotele e restorante për natën e ndërrimit të viteve.

"Është qyteti që ofron më shumë se sa qytetet e tjera, duke konkurruar me Korçën sepse ka kapacitetin e madh të shtretërve. Trendi është i njëjti me shifrat e 2019-ës sepse 2020 konsiderohet viti i djegur (financiarisht). Po ta shohin relative është pak më e lartë, por në mënyrë absolute është numër ende i vogël për ekonominë e qytetit",-  u shpreh Edmond Basho Administrator i një agjencie turistike.

Për operatorët turistikë, shifrat janë më të larta se në 2019-ën i cili ka qenë një vit me rekord turistësh. Çmimet për natën gala të Vitit të Ri variojnë nga 60 deri në 120 euro/personi.

"Mendoj se do të jetë një vit i mirË dhe prenotimet me kapacitet maksimal. Njerëzit kanë qenë skeptik, por këto 2-3 ditët e fundit ka pasur rezervime në mënyrë masive. Njerëzit po themi e kanë marrë parasysh edhe këtë pjesën e orarit (ora policore që dikton mbylljen e restorantit në orën 23:00).  Kryesisht janë vendas, ndërsa turistë të huaj ka më pak", - tha Blerim Norja, administrator i një hoteli në Durrës.

Turistët më besnik janë bashkatdhetarët nga Kosova, duke përbërë shumicën e rezervimeve në hotelet e Durrësit. Thënë në gjuhën e shifrave, 90 për qind e rezervimeve janë kryer nga shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë dhe 10 për qind turistë të huaj nga vendet e Ballkanit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare