Viti i Ri më i bukur për 150 familje në nevojë në Patos, Fier e Roskovec, ‘Bankers’ shpërndan pako ushqimore

Viti i Ri do të vije më i gëzueshëm për dhjetëra familje në nevojë të Patosit, Fierit dhe Roskovecit, falë “Bankers Petroleum Albania”. 

Duke ndjekur traditën e përvitshme, edhe në këto festa të fund vitit, kompania më e madhe në vend që operon në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës në bashkëpunim me Bashkitë e Patosit, Roskovecit dhe Fierit, u kujdes të shpërndante 150 pako ushqimore për familjet në nevojë. 

Synimi i kompanisë “Bankers Petroleum” përmes këtyre ndihmave është të sjellë sadopak gëzim tek ata që janë të pamundur për të festuar dhe për të mbushur me ushqim tryezat e familjeve të varfra të Patosit, Roskovecit e Fierit, si një kartolinë urimi për natën e ndërrimit të viteve.

Shpërndarja e këtyre ndihmave në bashkëpunim me institucionin e bashkive është vetëm një prej aktiviteteve me karakter social që kompania “Bankers Petroleum” zhvillon për t’i ardhur në ndihmë banorëve të zonave ku edhe operon.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Shkurt, 14:29

    Berisha planifikon të shpërbëjë SPAK nëse fiton më 11 maj, çfarë mendoni?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet/ Analisti Halimi për Report Tv: Grenell i dha Kurtit një shuplakë të madhe, do humbasë votat! Kosova aleate e SHBA

Zgjedhjet/ Analisti Halimi për Report Tv: Grenell i dha Kurtit një shuplakë të madhe, do humbasë votat! Kosova aleate e SHBA