Kosova po bën përgatitjet e fundit për të nisur festën 12 orëshe në kryeqytet ndërsa atmosfera duket se po krijohet pak nga pak, me skenën gjigande nga e cila do të performojnë artistë të shumtë.
40 stenda ku qytetarët do të shërbehen me ushqime të ndryshme nga restorantet e kafenetë më të njohura të qytetit, nga ora 14:00 të mesditës deri në orën 02:00 pas mesnate, në sheshin “Zahir Pajaziti”, që do të mirëpresë të gjithë qytetarët që vendosin të festojnë ardhjen e vitit të ri jashtë shtëpive.
Komuna e vendit ka organizuar një sërë aktivitetesh, me një axhendë të mbushur me eventesh të planifikuara nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përgjatë ditës së sotme.
Programi festiv do të transmetohet drejtpërdrejtë në televizionin gjatë performancave të këngëtarëve dhe bandave të njohura Kosovare.
I pranishëm në këtë organizim do të jetë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Në momentin e ndërrimit të viteve do të shfaqet dhe spektakli tradicional i fishekzjarreve, bashkë me ceremoni të tjera eskluzive për qytetarët.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com