NJU JORK - Festa e madhe e Vitit të Ri është zhvilluar edhe në qytetin e Nju Jorkut, ku organizatorët vlerësojnë se më shumë se një milion njerëz janë mbledhur në Sheshin Time Square. Njujorkezët së bashku me turistë nga e gjithë bota ku ishin të pranishëm në sekondat e fundit 1' 2' 3' të 2012-s për t’i kaluar mes një gëzimi të papërshkrueshëm me rrënjen tradicionale të topit të kristaltë.

Festimi tradicional i ndërrimit të viteve në këtë shesh daton që prej vitit 1904. Për herë të parë në vitin 1907 u vendos "Topi" i dritave shumëngjyrëshe që shënon edhe ardhjen e Vitit te Ri në Nju Jork, dhe ka qenë i ndërtuar nga pjese metali dhe druri me rreth 100 drita.

Që prej atëhere ky "top" në këtë shesh ka qene simbolika e ndërrimit të viteve në Nju Jork.

Numërimi i çdo sekonde, është parë gjithmonë si simbol i bashkimit të njerëzve, si simbol i dashurisë, i shpresës së madhe dhe ëndrrave për të ardhmen.

Eventi është transmetuar drejtpërdrejt dhe sipas organizatorëve është ndjekur nga një milliard shikues në të gjithë globin.

Gjithashtu për të festuar me qytetarët emra të njohur si Justin Bieber, reperi PSY, këngëtarja Taylor Swift kanë ndezur atmosferën e kësaj feste me performancat e tyre.

(l.c/ad.ti/shqiptarja.com)