Kryeministri Edi Rama ka vizituar shtëpitë e rindërtuara në Zall-Herr të cilat janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar dhe gjatë dorëzimit të çelësave të shtëpive ka bërë batuta me pronarët e tyre.
Në një prej shtëpive firmën e ka hedhur burri por Rama ia ka dhënë letrat gruas.
"Po po këtë se merr ti Hyshmet po e merr gruaja, firma është e jotja pasaporta është e gruas", tha Rmaa.
Ndërsa u jep dhuratat 2 fëmijëve të familjes kryeministri u ka rekomanduar dhe një fëmijë të tretë duke kujtuar këtu bonusin që përfitojnë.
"2 fëmijë i keni pse bëni një të tretë se i treti vjen me 1200 000 lekë me vete se kështu e ka bonusi", shtoi kryeministri i cili shkaktoi të qeshura.
Në një tjetër familje e zonja e shtëpisë është përlotur kur a hyrë në shtëpinë e re, ndërsa ka falenderuar kryeministrin dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për mbështetjen që i kanë dhënë në momente të vështira.
"Falenderoj zotin kryeministër që më bëri me shtëpi. Kryebashkiakun Veliaj", tha e zonja e shtëpisë.
"Ti kesh me jetë dhe shëndet djemtë", tha Rama.
"Më jeni gjet pranë, mbështetja juaj më ka ndihmuar nga të gjitha anët", shtoi zonja.
Rama krahas videos së ndarë në rrjete sociale shkruan se familja e Hiqmet Kodrës e Pjetër Zmalajt dhe plot 1000 të tjera do ta gëzojnë Vitin e Ri në shtëpinë e re.
Je gjigand Edo.
Përgjigju