Duke filluar nga data 25 gusht do të nisë shitja e librave. Sipas udhëzimit që ka firmosur Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla shitja e teksteve shkollore për sistemin parauniversitar do të bëhet nga data 25 gusht deri në 12 shtator.
Shitja do të bëhet nga vetë botuesit në ambientet pranë shkollave. Ministria e Arsimit thotë se botuesit kanë marrë masa që çdo nxënës të pajiset me libra, prandaj u bëjnë apel prindërve që brenda kësaj datë të blejnë tekstet e reja shkollore.
Shpërndarja e teksteve nuk do lejohet të bëhet nga mësuesit apo punonjësit e tjerë arsimore dhe për këtë qëllim, do të jenë distributorët ata të cilët do të dorëzojnë tekstet e reja tek nxënësit.
Në krahasim me një vit më parë çmimi i librave nuk ka ndryshuar. Kështu për një fëmijë i cili do të fillojë klasën e parë, librat do të kushtojnë 2 330 lekë. Më i shtrenjtë është çmimi i Abetares dhe Matematikës, të cilat kushtojnë 475 dhe 561 lekë ndërsa më pak kushton Edukimi për Shoqërinë.
Çmimi i librave për klasën e parë
Abetare 369
Fletore Pune 208
Abetare (hap pas hapi) 475
Abetare Pune 234
Matematika 561
Dituri Natyre 286
Edukim për Shoqërinë 202
Totali 2330 lekëPër klasat e tjera, çmimi vijon të jetë i njëjtë. Edhe këtë vit qeveria pritet të miratojë një vendim për rimbursimin e çmimit për kategoritë në nevojë. Ndërkohë viti i ri shkollor do të nisë në datën 13 shtator për të gjitha shkollat 9-vjeçare, për shkollat e mesme dhe ato profesionale.
Sipas të dhënave paraprake, janë më shumë se 200 mijë nxënës në të gjitha profilet të cilët do të nisin vitin e ri shkollor 2016-2017.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3608
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, as nuk hetuat fare, po bëni shqiptarët për budallenj
10 Janar, 21:23