Viti i ri shkollor, ministri Klosi: Fluks
regjistrimesh në arsimin profesional

Viti i ri shkollor, ministri Klosi: Fluks<br />regjistrimesh në arsimin profesional
Teksa na ndan vetëm një ditë nga nisja e shkollave, surpriza e këtij viti janë shkollat profesionale. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka pohuar se flukset e regjistrimit kanë qenë tejet të larta dhe krahasuar me një vit më parë ato janë trefishuar.
 
“Tashmë është realisht i kaluar hendeku i vetëm i thirrjes së nxënësve, kemi një numër shumë të madh nxënësish, kemi një rritje me dyfishim apo trefishim me 2 vjet përpara por me një rritje 30% nga viti i kaluar duke shkuar në plotësim të kapaciteteve tona vetëm në javën e parë të regjistrimeve.”- tha Klosi.
 
Duke parë kërkesat e shumta për arsimin profesional, Klosi thotë se po shihet mundësia për më shumë investime në arsimin profesional.
 
“Kemi shumë më tepër nevojë për shkolla në qendrat e banuara. Mbase do të shikojmë mundësinë e krijimit të shkollave të reja në qendrat e mëdha urbane siç do të shikojmë dhe në shkollat ekzistuese, realizimin e laboratorëve për një ambient real të arsimit personal. Duhet të kemi të qartë se arsimi profesional është një arsim dyfish i shtrenjtë në krahasim me arsimin normal pasi nxënësit përveçse mësojnë për kulturën e përgjithshme marrin dhe edukim specifik.”-tha Klosi.
 
Disa nga shkollat profesionale në vend tashmë janë nën administrimin e kompanive të huaja të cilat synojnë që të sjellin një eksperiencë të re në fushën e arsimit profesional por edhe atë të punësimit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve