Viti i ri shkollor, mungojnë disa libra
radhë të gjata në libraritë e Shkodrës

Viti i ri shkollor, mungojnë disa libra<br />radhë të gjata në libraritë e Shkodrës
Radhët e gjata pranë librarive në qytetin e Shkodrës nuk kanë munguar edhe ditën e parë të shkollës. Qytetarët vazhdojnë të presin përsëri në radhë për tu pajisur me libra për fëmijët e tyre, edhe pse këto të fundit ketë të martë i janë rikthyer bankave të shkollës, por me mungesë librash.

Prej ditësh radhët janë refreni i vetëm pranë pikave të autorizuara për shitjen e librave, pasi edhe banorët nga Vau Dejës e rrethinat duhet të udhëtojnë drejt Shkodrës për blerjen e librave, e duke mos arritur të kryejnë punë.

Sorollaten sa në një pikë distributore në tjetrën në qytetin e Shkodrës, pasi paketa e plotë e librave që u duhen nuk gjenden në një vend të vetëm. Ky shqetësim ka mbërritur deri ne Ministrinë e Arsimit, e cila ka nisur verifikimin e procedurave mes shtëpive botuese dhe librarive qe kane tërhequr kontingjentin e teksteve shkollore.
 
Krahas radhëve të gjata në librari për marrjen e teksteve mësimore  një tjetër problematikë është edhe mungesa e disa librave.
 
Në disa shkolla në kryeqytet mungon Abetarja, Matematika, Edukata Qytetare dhe Kimia.

Shkak është bërë vonesa me pajisjen e pullës hologram. Ministria e Arsimit thotë se tekstet janë pajisur me këtë pullë dhe ka filluar shpërndarja por pavarësisht kësaj ende tekstet shkollore mungojnë në treg. Edhe sot në librari ka pasur radhë për blerjen e librave.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas