Viti i ri shkollor në Shkodër/ Nika për Report Tv: Vetëm 3 shkolla janë me 3 turne, vijon procesi i shpërndarjes së teksteve

SHKODËR- Mësimi në vitin e ri shkollor në shumicën prej shkollave do të zhvillohet me 2 turne dhe vetëm 3 shkolla do të jenë me 3 turne prej masave të vëna për të parandaluar pandeminë e COVID-19. Në Shkodër ka nisur procesi i shpërndarjes së librave falas, nga klasa e parë deri në të 7-ën, të cilay do të kthehen në fund të vitit arsimor.

Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja tha se prindërit kanë kërkuar që të fillohet mësimi në klasa dhe të mos bëhet online. Ditën e premte të javës që vjen do të bëhet dezinfektimi edhe një herë për të qenë gati për të gjithë nxënësit. Sa i takon infrastrukturës në shkolla nuk janë regjistruar problematika ku do të kryhet mësimi dhe gjithë vëmendja është përqendruar që mos të ketë mbipopullim të nxënësve.

Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër, Blediana Nika në një intervistë për Report Tv tha se mësuesit janë në punë që të jenë sa më të  përgatitur për vitin e ri që rregullat e protokolli të zbatohet jo vetëm për një ditë por për të gjithë kohën në vazhdim.

"Gatishmëria e stafit ishte shumë e kënaqshme pa pasur efekte, situata na imponoi që të jemi shumë të kujdesshëm. Janë një numër i madh shkollash me 2 turne, janë një numër tjetër me 1 turn dhe 3 shkolla do të jenë me 3 turne. Numri më i madh i shkollave e  kanë kryer procesin e dezinfektimit, të gjithë mësuesit janë në punë, shpresojmë që të fillojmë gradualisht sepse protokollet nuk janë vetëm në një ditë por do të vazhdojmë. Shpresojmë që të mos gjendemi përballë situatave që të na privojë për të zhvilluar mësimin online. Procesi i shpërndarjes së teksteve falas në përdorim dhe teksteve është në zhvillim. Edukimi që tekstet arsimore të ruhen e të mos dëmtohen është një gjë shumë e rëndësishme", tha Nika.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së për Report Tv: Në 4 vite, Kurti bleu 582 milionw € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së për Report Tv: Në 4 vite, Kurti bleu 582 milionw € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'