Viti i Ri vjen me reshje të denduara shiu në Shkodër, uji vërshon nëpër rrugë për disa minuta! Beci: Situata është normalizuar në kohë rekord

Qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje me intensitet të lartë kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes gjatë ditës së parë të vitit.

Kryebashkiaku Benet Beci teksa ka publikuar pamjet shkruan se si pasojë e reshjeve ka pasur prezencë uji në disa segmente rrugore.

"Punonjësit e ujësjellësit, shërbimet publike dhe emergjencat civile janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e shpjetë të situatës kjo edhe në varësi të situatës së reshjeve. Aktualisht po punohet në qendër të qytetit, dhe në një banesë në lagjen Kiras në një banesë me prezencë ku mjetet zjarrfikëse kanë ndërhyrë me pompa për tërheqjen e ujit. Situata është nën kontroll dhe të gjitha strukturat e bashkisë Shkodër janë në gadishmëri", njofton kryebashkiaku.

Më pas përmes një njoftimi të dytë Beci shkruan se situata u normalizua në në të gjitha rrugët e qytetit.

"Pas reshjeve intensive dhe ndërhyrjeve të grupeve të terrenit, situata është normalizuar në kohë rekord në të gjitha rrugët e qytetit. Strukturat e bashkisë Shkodër janë në gadishmëri për përballimin e situatave që mund të krijohen si pasojë e motit të keq me reshje intensive që mund të shoqërojnë qytetin tonë edhe gjatë ditëve në vijim. KONTAKTONI PËR ÇDO RAST EMERGJENT BASHKINË SHKODËR. 0676878691... 129", shkruan Beci.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia