TIRANË- Viti i ri shkollor do ta gjejë këtë vit vendin tonë me masa të shtuara të sigurisë në ambientet shkollore. Kjo ishte edhe një ndër pikat kryesore të diskutimit në mbledhjen që Prefektja e Qarkut Tiranë mbajti me institucionet vendore.
Gjatë këtij bashkëbisedimi u bë e ditur, se në ndryshim nga viti i kaluar, këtë vit një oficer policie do të patrullojë vetëm në një shkollë dhe jo siç ishte deri më tani që oficeri kontrollonte disa shkolla në zonë.
Report TV mëson se janë rreth 140 oficerë policie që janë trajnuar për të ruajtur dhe kontrolluar ambientet shkollore. Këto oficerë do të qëndrojnë civilë dhe jo me uniformë dhe ku fokusi i tyre kryesor do të jetë patrullimi me qëllim parandalimin e ngjarjeve.
Prefektja e qarkut Tiranë, Suzana Jahollari tha për Report Tv se ky vit shkollor do të ketë edhe risi të tjera, dhe më pak problematika se një vit më parë. Një ndër këto risi, është dhënia falas e librave falas për klasat e pesta, një nismë kjo e paralajmëruar në disa dalje publike.
“Risi që është dhe prioriteti i qeverisë është shumë e rëndësishme që është rritur shpërndarja e librave falas duke shtuar dhe klasat e pesta. Objektivi dhe prioriteti i qevrisë do të jetë që dhe në vitet në vazhdim të rritet çdo vit, nga një vit që do të përfitojë, deri në klasën e nëntë”-u shpreh Prefektja
Ndërkohë një tjetër çështje që u diskutua ishte integrimi i fëmijëve me aftësi të kufizuar. Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale Arsimore Durrës, Valentika Leka u shpreh se edhe këtë vit do të ketë mësuese mbështetëse për këta fëmijë.
“Përsa i takon ndihmës dhe mësimdhënies për këta fëmijë, janë ata që klasifikohen si mësues ndihmës të cilët aktualisht një pjesë e tyre janë mësues në sistemin tonë, por përsa i takon të tjerëve, ata do të përzgjidhen nga portal “Mësues për Shqipërinë” në profilet e përafërta”-tha Leka
16 shtatori shënon dhe ditën e parë të shkollës për vitin 2019-2020, dhe ku sigurisht cilësia e mësimdhënies dhe siguria e nxënësve do të kenë vëmendje të veçantë.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.1%
-
Të gabuar
25%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4328
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
RENEA zbarkon në Pogradec, 6 në pranga, 28 kontrolle banesash e 207 mijë euro të kapura! Arrestohet Fatjon Bono, më herët u hetua si përkrahës i ISIS, kërkohet vrasësi i kamerierit
17 Janar, 08:14
-
Tragjedi në Sllovaki/ 18-vjeçari vret me thikë drejtoreshën dhe një student në shkollë, një vajzë e plagosur! Policia njofton arrestimin e autorit
16 Janar, 15:24
-
Tiranë/ Goditën punonjësit e Policisë dhe i dëmtuan makinën teksa ishin në krye të detyrës, 4 të arrestuar (EMRAT)
16 Janar, 14:32
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet (EMRI)
15 Janar, 18:35
-
Dy atentatet, Basha: Shqipëria meriton ndarjen e politikës nga krimi, për t’i rikthyer autoritetin uniformave blu
14 Janar, 08:19
-
112-Vjetori i Policisë së Shtetit, ceremoni në Berat dhe Lushnjë! Kurora në ‘Varrezat e Dëshmorëve’ dhe homazhe për policët e rënë
13 Janar, 16:17
-
112-Vjetori i Policisë së Shtetit, Proda dhe Hoxha vendosin kurora te Memoriali i efektivëve Dëshmorë: Mbrojtën jetën me jetë!
13 Janar, 15:30
-
112-vjetori i Policisë, ministri Hoxha: Në zgjedhjet e 11 majit qëndroni në lartësinë e duhur! Mesazh drejtuesve të rinj: Puna juaj s'do matet vetëm me urdhrat nga zyra
13 Janar, 11:39
-
Proda takim në Akademinë e Sigurisë, marrin pjesë Prokuroria e BKH: Lufta ndaj të keqes nuk mund të bëhet vetëm. Bashkëpunim për të goditur krimin
12 Janar, 15:17
-
Siguria në shkolla, ajo rrugore dhe kibernetike, Proda pret nxënësit në Policinë e Shtetit: Mundësi e artë për maturantët te Akademia e Sigurisë
10 Janar, 20:12
-
VKM/ Qeveria unifikon shpërblimet për Policinë e Shtetit, masa deri në 3 rroga! Tagrin e ka Proda, ja 8 kriteret se si përfitohet
9 Janar, 21:17
-
Kanabisi mjekësor, Qeveria përcakton kriteret e kultivimit: Parcela, me mure 4 metra të lartë e sinjale alarmi në polici! Serverat e kamerave monitoruese në BE
9 Janar, 20:45