VLORE - Ngjarja ku humbën jetën dy ish-punonjësit e Shërbimit Informativ Shtetëror, Leka Qokaj dhe Besnik Hidri u shënua më 28 shkurt 1997. Nga të dhënat e asaj kohe rezultoi, se me dhjetëra makina dhe qindra njerëz nisën sulmin përpara ndërtesës së SHIK-ut, e cila ndodhej në periferi të qytetit të Vlorës.
Në ato vite, flitej se civilë të Shërbimit Sekret do të sulmonin dhe nxirrnin me forcë studentët nga greva e urisë. Në popull qarkullonin fjalë, se punonjës të Shërbimit kishin vrarë shumë njerëz të pafajshëm, duke bërë në këtë mënyrë që e gjithë turma të drejtonte sulmin kundrejt ndërtesës.
Në pamjet filmike dhe në fotografitë e vitit `97, duken turma njerëzish që mbanin në duar mjete të forta, madje dhe armë zjarri, të cilët sulmuan në mënyrë të dhunshme godinën e SHIK-ut dhe brenda pak minutash, arritën të hynin brenda.
Nga sulmi i qytetarëve të Vlorës, mbetën të plagosur rëndë pesë punonjës të SHIK-ut, të cilët ndodheshin në katin e dytë të godinës. Të mbijetuarit mundën të largoheshin, duke u hedhur nga pjesa e prapme e ndërtesës, duke marrë vetëm ndonjë gërvishtje të lehtë.
Vetëm dy prej tyre, Lekë Qokaj dhe Besnik Hidri, morën plagët më të rënda, duke gjetur më pas vdekjen. Sipas të dhënave të kohës, Qokaj, i cili ndodhej në katin e parë të institucionit ku punonte, u plagos, e më pas demonstruesit e morën peng dhe pasi e masakruan, e dërguan para studentëve grevistë.
Plagë të rënda mori edhe Besnik Hidri, i cili edhe pse i masakruar nga goditje të ndryshme në trup, arrin të shkojë deri tek baza detare, rreth 20-30 metra larg godinës, ku i ndihmuar nga ushtarakët e kësaj baze, u vendos në Pashaliman.
Prej andej u transportua me helikopter për në Spitalin Ushtarak, por nuk mundi të mbijetojë. Si pasojë e plagëve të marra, Hidri gjeti vdekjen gjashtë orë pas plagosjes, ku sapo kishte mbërritur në derën e spitalit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com