Propaganda e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe asaj të arsimit për orientimin e të rinjve në arsimin profesional ka filluar të japë rezultatet e para.

Dy shkollat profesionale në qytetin e Fierit, ajo mekanike “Petro Sota” dhe ajo e mesme bujqësore “Rakip Kryeziu”, këtë prag viti shkollor po përballen më kërkesë në rritje të të rinjve për tu regjistruar, në raport me vitet paraardhëse.

Shifrat deri më tani tregojnë se në këto 4 ditë të regjistrimeve në këto shkolla profesionale janë regjistruar 200 nxënës, kundrejt 150 nxënësve që janë regjistruar në gjimnazet e përgjithshme. 

Entuziazmi i të rinjve që regjistrohen në arsimin profesional është i dukshëm, teksa ata pohojnë se në përfundim të shkollës e kanë më të lehtë të gjejnë një punë.

Shkolla Bujqësore “Rakip Kryeziu” është ajo e cila përballet me fluksin më të madh të nxënësve.

Redaksia Online