‘Viti zero’, një rrëfim për fundin dhe fillimet, Gazmend Leka së shpejti edhe një ekspozitë me vizatime

Janë një mozaik tragjedish të jetuara në dekadat e fundit, të cilat piktori Gazmend Leka i ka bërë bashkë në ekspozitën e tij të fundit, “Viti Zero”.

Në tablotë dhe vizatimet e tij “rrëfehet” rrënimi i shtetit në vitin `91, në vitin `97, shpërthimet e Gërdecit, por edhe të tjera kronika dhimbjesh e dështimesh.

Janë 13 tablo në vaj, një numër ky i përzgjedhur simbolikisht si mishërim i energjisë së transformimit, rritjes pozitive, aq sa dhe rifillimit, si dhe 30 vizatime.

Ndërkohë, që numri 666 është elementi, vula a emblema që shënon shumëçka në këtë ekspozitë.

“E vetmja pikturë pa vulën e 666-ës është ajo e një nëne, e cila është si një rreze shprese për të ndaluar vëllavrasjen, ndërsa piktura që Leka ka përzgjedhur si poster të ekspozitës mban shumë ngjarje realiste brenda, që zhvillohen natën vonë dhe sipër kokës së njerëzve ka helikopterë që sillnin ndihma për njerëzit e ambasadave ndërsa në fund mbetemi me një burrë që mban në qafë një fëmijë dhe i bën dhuratë fishekzjarrë kallashnikovësh”, tha Gazmend Leka.

Leka vëren se mes të tjerash ai kërkon t’u thotë njerëzve të kenë kujdes se Shqipëria nganjëherë xhindoset dhe mund të dëmtojë veten e vet.

“Viti Zero” do të qëndrojë e çelur në galerinë FAB deri në 29 tetor, ndërkohë që Gazmend Leka bën me dije për herë të parë se së shpejti ai do të vijë me një ekspozitë të re me 120 vizatime të krijuara të gjitha në harkun e një viti.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat