“VIZart International Watercolor” – Bienalja e akuarelit që do të ngjyrosi kryeqytetin

/ ATSH -Klajdi Musabelliu / - Magjia e artit figurativ, shkencës që merret me zhvillimin historik të arteve pamore si arkitektura, piktura, skulptura, grafika dhe arti aplikativ, do të sjellë në Tiranë në datat 21 dhe 25 nëntor mbi 165 artistë nga më shumë se 50 vende të botës  të cilët do të sjellin dy ekspozita mjaft të veçanta dhe paralele ku si pjesë e festivalit "VIZart  International Watercolor", do të zhvillohet në kryeqytet edhe e para  Bienale akuareli.
Thuajse të gjithë artistët më të shquar në botë për veprat e akuarelizmit emra si, Mauri Virtanen apo  Tarmeno Fernandez Villalban do të vijnë në Tiranë nga vende si Gana, Maruitisi, Indonezia, Filipinet, Japonia , Kina, India, Ecuadori dhe Peruja , Singapori, Siria, Irani,  dhe vendet e Europës, ku së bashku me kolegët e tyre shqiptarë do të vijnë dhe të prezantohen të gjithë së bashku në Nëntor, duke  kthyer vëmendjen nga Shqipëria, e duke njohur  mikpritjen, bukurinë, ngjyrat e këtij vendi.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta duke vizituar Shoqatën VIZart në panairin Klik Ekspo Group
Për këtë organizim ka menduar vetë Shoqata Artistike VIZart, e cila si kurrë më parë sjell në Tiranë dy ekspozita paralele , ku në Muzeu Historik Kombëtar dhe në Pallatin e Kongreseve, në qendër të vëmëndjes do të jetë dhe do të rikthehet ky zhaner magjik  thuajse në zhdukje në Shqiperi.
E teksa në botë apo europë  veprat në këtë stil mjaft të veçantë kanë mbi 100 vjet që gjallërojnë, synimi i dy ekspozitave dhe biennales së "VIZart"  është që në të ardhmen të krijohen disa piaca të akuarelit, thuajse inekzistente tek ne.
Por, kjo bienale dhe dy ekspozitat nuk do të ngjyrosin vetëm Muzeun Historik dhe Pallatin e Kongreseve, por gjithë kryeqytetin dhe më gjërë sepse në ambjente si "Qendra Rinore ", Pallati i Brigadave, "Sheshi Skenderbej ", në fshatin  "Shën Gjergj ", liqenin e Farkës , në Petrelë etj, artistët do të zhvillojnë disa aktivitete ku ndërmjet vizitave, takimeve dhe workshopeve, ata do të pikturojnë dhe ngjyrosin me penel natyrën dhe objektet.
Posteri i shfaqeve
I vetmi qëllim i realizimit të këtyre aktiviteteve do të jetë ndërgjegjësimi dhe sensibilizimi i artit të tyre, drejt  të gjithë brezave të cilat e kanë më të lehtë përfshirjen në artin pikturik, dhe gjithashtu do të krijohet një komunikim i përbashkët i cili do ti japë një shtysë pozitive akuarelit në Shqipëri.
Ndërkohë që në 24 nëntor në sallën "Uneso" të Muzeut ora 17:00 do të jepet edhe çmimi "Ismail Lulani" nga VIZart , per performancën me të mire në praninë e të gjithë artistëve, të ftuareve dhe miqve të picturës.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social