Vizat, Berisha: Të riatdhesohen
azilkërkuesit abuzues në BE

TIRANE - Kryeministri Berisha ka përshëndetur hapjen e punimeve të Ministerialit të ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të Ballkanit Perëndimor, që do të zhvillohet në datat 5 dhe 6 nëntor në Tiranë. Në kuadër të problemi të azilkërkuesve, në fjalën e tij Berisha vlerësoi se qeveria është e gatshme dhe e vendosur të ndërmarrë çdo hap, për të firmosim çdo marrëveshje për rikthimin në vend të personave që abuzojnë me kërkesat për azil në vendet e zonës Shengen, duke përmendur këtu rastin e kthimit të qytetarëve nga Belgjika.

“Duhet të jemi realist se vendimi i Komisionit Europian për heqjen e përkoshme të vizave shton shumë përgjegjësinë tonë. Siç dëshmoi të dhënat e vendeve të zonës së Shengenit, ky vendim ka pasur efekte të padëshirueshme, rritjen e ndjeshme të azilkërkuesve në këto vende, ndonëse ky numër nga shqipëria ka qenë më i kufizuar. Ky përbën një shqetësim për ne dhe e marrim shumë seriozisht. I përcjell komisionit evropian, nëpërmjet komisiones Malmstrom dhe Këshillit të Ministrave të BE-sw vendosmërinë tonë për të ndërmarrë çdo hap dhe për t’i dhënë përgjigje më të vendosur këtij fenomenti. Jemi të gatshëm të firmosim çdo marrëveshje, për rikthimin në vend të personave që abuzojnë me këtë vendim shumë të rëndësishëm dhe fisnik. Mbi bazën e këtij qëndrimi kemi kthyer nga Belgjika 2 herë grupe shqiptarësh që kishin aplikuar në mënyrë të pamerituar për azil politik”, tha Berisha.

Berisha u shpreh që duhet të merren masat parandaluese të këtij fenomeni, në mënyrë që të mos ndëshkohet një popull i tërë për një grup të caktuar azilkërkuesish.

“Kam ndjekur me interes problematikën e ngritur për azilkërkuesit nga vendet anëtare të shenjen. Gjykoj se është në detyrimin e qeverive të vendit të origjinës që të marrin masat eficente si për parandalimin nëpërmjet një fushata sensibilizuese, por edhe rikthimin më të shpejtë të tyre. Para se të konsiderohet masa që të ndërshkojë një popull të tërë për një grup të caktuar, duhet përqendrimi tek këto masa që të minimizoheshe fluksi i këtyre personave të azilkërkuesve në këto zona shengen”, deklaroi Berisha.


KORRUPSIONI, BERISHA: 1 MIJE PERSONA PARA DREJTESISE
Gjithashtu, Berisha theksoi se qeveria ka rritur luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe drogës, duke vënë para drejtësisë 1 mijë persona.
“Konstatohet një rënie të ndjeshme të trafiqeve në Adriatik. Eficensë dëshmojnë qartësisht rezultatet e organeve të rendit dhe të drejtësisë në Shqipëri. Gjatë këtyre viteve janë vendosur para ligjit mbi 1 mijë anëtare dhe bos të bandave kriminale.
Është vendosur një bashkëpunim i shkëlqyer ndërkombëtar dhe janë kryer mbi dhjetëra operacione me sukses të plotë.
Aftësia zbuluese e policisë së vendit është në shkallën më të lartë, janë modernizuar të gjitha sistemet e sigurisë dhe të kontrollit në pikat kufitare brenda vendit”, u shpreh Berisha.


MALMSTROM: DUHEN DENIME KUNDER KRIMIT DHE KORRUPSIONIT
Nga ana tjetër komisionerja për drejtësi dhe çështje të brendshme e BE-së, Cecilia Malmstrom kërkoi përforcim të agjencive të ligjit, si dhe një luftë të ashpër kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në këto shtete. Lidhur me vendin tonë, ajo vlerësoi progresin e bërë në drejtim të reformave, duke vlerësuar në mënyrë të veçantë heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë.
“Vijëmësia e angazhimit është me rëndësi në luftën kundër krimit të organizuar duke përfshirë edhe hetimet financiare. Përpjekje duhet tek sekuestrimi i aseteve kriminale. Korrupsioni është mjaft i përhapur dhe lejon infiltrimin e grupeve kriminale në sektorin publik. Duhet të ketë dënime në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. BE do japë ndihme”, theksoi Malmstrom.

(eç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet