Apeli i Ukrainës, BE diskutoi sot për ndalimin e hyrjes për turistët rusë! Gjermania dhe Franca kundërshtojnë ndalesën e vizave! Borrell: Nuk mund të merret asnjë vendim

Ministrat e BE-së shqyrtuan sot apelin e Ukrainës për ndalimin e vizave për turistët rusë në Evropë.

Disa nga vendet fqinje me Rusinë kanë vendosur tashmë ndalime apo kufizime të vizave për rusët, por nuk ka ende në fuqi ndalimi në nivel të BE-së.

Por, Franca dhe Gjermania kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët pak kohë para takimit, duke thënë se çështja e kufizimit të vizave për rusët do të ishte kundërproduktive, teksa BE-ja po tenton të fitojë “zemrat dhe mendjet” e rusëve që nuk e mbështesin agresionin e paprovokuar të Moskës ndaj Ukrainës.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, i cili kryesoji takimin e ministrave të BE-së në Pragë, tha se ai beson se ndalimi i hyrjes së të gjithë rusëve në Evropë “nuk është një ide e mirë”.

"Ndalimi i dhënies së vizave turistike për rusët " është diçka që do të duhet të diskutohet. Siç e dini, ky është një Këshill jozyrtar, nuk mund të merret asnjë vendim. Por një orientim i qartë politik do të pasojë, jam i sigurt. Qëndrimet janë të ndryshme Ato janë pozicione divergjente ”, kështu u shpreh Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, në përfundim të Këshillit të Jashtëm joformal të BE-së në Pragë, Çeki.

 "Disa Shtete Anëtare duan një ndalim total, të tjerë thjesht duan të punojnë në kuadrin e ndalimit aktual të lehtësimit të vizave. Nuk mund të parashikoj rezultatin përfundimtar, por jam i sigurt se do të jemi në gjendje të kërkojmë një qasje të ekuilibruar ndaj këtij problemi duke qenë më shumë selektive ”, u shpreh kreu i diplomacisë evropiane.

Në shkurt, Bashkimi Evropian kufizoi vizat për zyrtarët rusë, mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe drejtorët e kompanive, por vizat turistike ishin ende të lejuara.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar nga BE-ja të mbyllë kufijtë për të gjithë rusët, përfshirë turistët, duke thënë se ata duhet “të jetojnë në botën e tyre derisa të ndryshojnë filozofinë e tyre”, të cilën Kremlini e quajti “irracionale” dhe premtoi një përgjigje.

Finlanda, e cila ndan kufirin më të gjatë me Rusinë në Evropë ka zvogëluar zvogëlojë numrin e kërkesave për viza turistike ruse duke i kufizuar në 10%, sepse, sipas ligjit finlandez është e pamundur të ndalohet plotësisht hyrja në bazë të shtetësisë së aplikantit.

Për shkak të sanksioneve të BE-së që mbyllën hapësirën ajrore evropiane për fluturimet nga Rusia, qytetarët rusë masivisht iu drejtuan udhëtimeve tokësore përmes Finlandës për të arritur në vendet e tjera evropiane.

Letonia, Lituania dhe Polonia ndaluan lëshimin e vizave të reja turistike për qytetarët rusë kur Kremlini nisi pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit. Estonia dëshiron që rregullat e BE-së të ndryshojnë për të ndaluar rusët me viza Shengen të lëshuara tashmë, pavarësisht se cili vend i BE-së i ka lëshuar ato. Republika Çeke, e cila aktualisht mban presidencën e radhës të BE-së, pretendon se “biznesi i zakonshëm i turistëve rusë në kohën e agresionit është i papërshtatshëm”.

Lituania ka thënë se nëse nuk bihet dakord për një ndalim në mbarë BE-në, ajo mund të kërkojë një “zgjidhje rajonale” për ndalimin e turizmit, i cili ka të ngjarë të përfshijë Letoninë, Estoninë, Finlandën dhe Poloninë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:45
Borrell: Sanksionet ndaj Rusisë nuk do të rishikohen

Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të BE-së Joep Borrell tha se sanksionet e BE-së kundër Rusisë do të kenë pasoja të rënda për ekonomin ruse dhe s nuk do të rishikohen.

" Ne kemi paketën më të fortë të sanksioneve, masat kufizuese kundër Rusisë. Sigurisht që efektiviteti i këtyre sanksioneve do të diskutohet, por unë besoj fuqimisht se këto sanksione kanë pasoja shumë të rënda për ekonominë ruse, për teknologjinë, për industrinë, transportin, zhvillimin. të vendburimeve të reja të naftës dhe gazit. Ministrat do ta diskutojnë këtë. Disa zëra kanë kërkuar rishikimin e sanksioneve, por nuk mendoj se do të jetë ky disponimi i ministrave. Sanksionet do të vazhdojnë ", deklaroi Borrell në përfundim të Këshillit të Jashtëm joformal të BE-së në Pragë.

Ora 17:48
Borrell: Po i ofrojmë Ukrainës aq shumë armë aq sa rezervat tona po shterojnë, do duhet t'i rimbushim

Ministrat e Bashkimit Evropian diskutuan të martën mbi mënyrat për të rritur prodhimin e armëve, për të rritur trajnimin ushtarak për forcat e armatosura ukrainase dhe për t'i shkaktuar kosto më të rënda Rusisë, për t'i sjellë fundin një lufte që ka nisur që prej shkurtit.

“Ne po shterojmë rezervat  tona. Ne po i ofrojmë Ukrainës aq shumë kapacitete sa duhet të rimbushim rezervat tona,” u tha gazetarëve në kryeqytetin çek, Pragë, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ku ai po kryeson dy ditë bisedimesh midis ministrave të mbrojtjes dhe të jashtëm të unionit.

Qëllimi i mbledhjes së ministrave të mbrojtjes është të përcaktojë mënyrën më të mirë për të grumbulluar materiale dhe burime ushtarake, por edhe për të blerë municion dhe armë si sistemet e mbrojtjes ajrore, për të cilat Ukraina vazhdon të ketë nevojë.

Ora 15:35
Borrell: Do të koordinohet ndihma ushtarake për Ukrainën! Po punojmë dhe për rajonin e Ballkanit

Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell, pas takimi të ministrave të mbrojtjes së BE në Çeki në tha se BE-ja do të koordinojë ndihmën ushtarake për Ukrainën.

"BE-ja ra dakord  të koordinojë ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës. Diskutimi do të vijoj me çështjen e vendit ku do zhvillohet stërvitja dhe se si do realizohet kjo mbështetje", u shpreh Borrell.

Borrel tha se për shkak të luftës në Ukrainë,bota po përballet me vështirësi të mëdha financiare.

"Lufta në Ukrainë, pasoja të rënda në ushqim. Bota po përballet me vështirësi të mëdha financiare. OKB dhe Turqia punë të rëndësishëm për të zhbllokuar eksportin e grurit nga Ukraina".

Ai shtoi se sfidat e sigurisë nuk lidhen vetëm me Ukrainën po  dhe me vende të tjera si Mali, në Afrikën qendrore ku Rusia ka një influencë negative. Borrell u shpreh po ashtu se BE-ja po punon dhe në rajonin e Ballkonin Perëndimor, veçanërisht për Bosnje dhe Hercegovinën, apo çështjen mes Serbisë e Kosovës.

"Sfidat e sigurisë nuk lidhen vetëm me Ukrainën, pasi ka dhe skenare të tjera, siç është Mali, në Afrikën qendrore, ku Rusia ka një influencë negative, duke mbështetur grupe që shkelin të drejtat e njeriut . Po punojmë së bashku dhe për rajonin e Ballkanit perëndimor, veçanërisht për çësthjen e Bosnje Hercegovinës, apo çështja mes Serbisë e Kosovës, ku diskutimet duhet thënë kanë qenë pozitive. Tensionet në Bosnje Hercegovinë kanë patur frymëzim të jashtëm.", u shpreh Borrell.

Ora 12:42
Ministrat e BE-së në Pragë, Gjermania dhe Franca kundërshtojnë ndalesën e vizave për rusët

Një propozim i anëtarëve të Bashkimit Evropian për të ndaluar vizat turistike për rusët për shkak të luftës në Ukrainë, duket se po përballet me pengesa të mëdha. Ministrat e BE-së do të takohen sot në Pragë të Republikës Çeke për të diskutuar për këtë propozim.

Franca dhe Gjermania kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët pak kohë para takimit, duke thënë se çështja e kufizimit të vizave për rusët do të ishte kundërproduktive, teksa BE-ja po tenton të fitojë “zemrat dhe mendjet” e rusëve që nuk e mbështesin agresionin e paprovokuar të Moskës ndaj Ukrainës.

Çështja e ndalimit të vizave për rusët është aktualizuar ditëve të fundit nga disa shtete të BE-së, por për këtë çështje duhet një vendim unanim i të 27 shteteve anëtare, në mënyrë që të shndërrohet në sanksion të ri kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

“Ne duhet të mendojmë për mënyra të mençura për të përdorur këtë levë të rëndësishme, që është lëshimi i vizave”, u tha në deklaratën e përbashkët të Gjermanisë dhe Francës.

“Përderisa kufizojmë kontaktet me përfaqësuesit e regjimit dhe autoriteteve në tema të interesit vital të BE-së, ne duhet të luftojmë në mënyrë strategjike për të fituar zemrat dhe mendjet e popullatës ruse – të paktën e atyre segmenteve që nuk janë shkëputur krejtësisht nga Perëndimi”, thanë dy shtetet, duke sugjeruar se blloku duhet të vazhdojë të ofrojë viza për studentët, artistët, shkencëtarët dhe profesionistët e tjerë kyçë që duan të hyjnë në BE./REL

D.GJ/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 30/08/2022 14:17

    Ju duhet gas jo se ju plas për popullin Rus jo legena

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari