Vizatimet e të birit relaksojnë kryeministrin, pas një dite të ngarkuar me deklarata të forta (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e së martës një video në “Insta Story”, ku shfaqet i biri i tij Zaho duke vizatuar.

Nuk është hera e parë që Rama ndan momente të të birit nëpër rrjete sociale, por videoja e fundit i dëshmon ndjekësve edhe njëherë se shprehja popullore “dardha bie nën dardhë” merr kuptim në familjen e tij.

Nga pikturat që arrihen të dallohen në videon pak sekondëshe, Zaho duket se i ka trashëguar të atit aftësinë për të pikturuar.

Është ende herët për të kuptuar nëse Zaho i ka trashëguar të atit edhe dëshirën për politikbërje, por gjithçka mbetet për t'u parë.

a.s./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Nëse do t’ju jepej mundësia të jetonit në një vend tjetër, a do të largoheshit nga Shqipëria?

Komento

Komente

  • Lali: 06/11/2018 20:02

    Per komunistberje ai duket SE do trashegoje me shume.KETE TA GARANTOJE.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

'Babai' dhe 'fëmijët e gjetur' në PD