Alicia Kearns
Kryetarja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka reaguar për mes një postimi në llogarinë e saj në "X" në lidhje me vizitën e ministrit të Jashtëm britanik, David Cameron në Kosovë.
Gjatë kësaj vizite Cameron është pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kearns ka shprehur kënaqësinë në lidhje me vizitën e Cameron në Kosovë. Ajo shtoi se Britania e Madhe ka një rol të rëndesishëm për të luajtur si një zë i pavarur dhe për të sfiduar mungesën e drejtësisë në Procesin e Berlinit.
Postimi i plotë:
Më vjen mirë të shoh David Cameron sot në Kosovë. Britania e Madhe ka një rol të rëndësishëm për të luajtur si një zë i pavarur dhe për të sfiduar mungesën e drejtësisë në Procesin e Berlinit. Është koha që ne ta gjejmë forcën dhe zërin tonë për Kosovën dhe të qëndrojmë të palëkundur me ta kundër irredentizmit.
Good to see @David_Cameron in Kosovo today.
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) January 3, 2024
The UK has an important role to play as an independent voice & to challenge the lack of fairness in the Berlin Process.
It is time for us to find our backbone and our voice on Kosovo, and to stand firm with them against irredentism. https://t.co/txKd9V8T6I
Lajmi kryesor:
Cameron në Prishtinë: Britania mbështetëse e madhe e së drejtës së Kosovës për t’u njohur nga të tjerët! Me rëndësi stabiliteti në rajon
