Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë dhe Ministria e Shëndetësisë e Kroacisë nënshkruan Planin e Bashkëpunimit në fushën e Shëndetësisë dhe atë të Mjekësisë për vitet 2024 – 2026, bazuar në Marrëveshjen dypalëshe të nënshkruar në Tiranë më 27 tetor 2003.
Plani i ri i bashkëpunimit u nënshkrua sot në Zagreb nga ministrja Albana Koçiu, dhe ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Vili Beros në kuadër të vizitës zyrtare që delegacioni shqiptar i kryesuar nga Kryeministri Edi Rama po zhvillon në Kroaci.
"Shqipëria dhe Kroacia do të thellojnë bashkëpunimin dypalësh në fushën e shëndetësisë në disa aspkete me interes reciprok kryesisht në fushat si: kujdesi shëndetësor parësor, edukimi dhe kërkimi shëndetësor, shëndetësdia elektronike dhe siguria kibernetike, turizmi shëndetësor dhe shërbimi i urgjencës mjekësore. Ministrat e Shëndetësisë së Kroacisë dhe Shqipërisë janë të vendosur për thelluar bashkëpunimin edhe për Programin e Transplantit si dhe produktet medicinale dhe pajisje mjekësore. Znj. Koçiu dhe z. Beros u dakordësuan që të shtrijnë bashkëpunimin edhe në fushat e tjera të si, shkëmbimi i infomacioneve për programet shëndetësore, shkëmbimin e botimeve dhe literaturëes edukative për shëndetin në përputhe me nevojat dhe aftësitë e palëve, shkëmbim të ekspertëve dhe grupeve të studimit, programet afat-shkurtëra të bashkëpunimit; pjesëmarrja e përfaqësuesve dhe ekspertëve të palëve në aktivitete shkencore dhe në projektet e ndërmarra; trajnime të specializuara për punonjësit shëndetësorë dhe akordimin e bursave për specializantë nga Shqipëria në Kroaci", njofton ministria.
Lajmi kryesor:
Rama në Kroaci! Firmoset marrëveshja për njohjen e pensioneve, përfitojnë mbi 3000 shqiptarë! Bashkëpunim edhe në fushën e mjekësisë
B.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.6%
-
Jo
20.1%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 2955
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor, 12:30
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor, 11:31
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor, 08:42
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor, 19:50
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor, 18:37
-
Ben Andoni: Politika nuk i njeh më shqiptarët
17 Dhjetor, 17:42
-
Kryeministri Rama takim me kreun e NATO-s Mark Rutte: Mbështetës i paepur i Shqipërisë
17 Dhjetor, 17:40
-
Ylli Pata: Revolucioni hungarez i BE që 'shpëtoi' Shqipërinë, por jo vetëm
17 Dhjetor, 08:29
-
Infrastrukturë, kujdes ndaj pacientëve dhe teknologji e avancuar, pamjet nga shërbimi i Sëmundjeve të Brendshme te Spitali i Traumës (VIDEO)
17 Dhjetor, 08:15
-
Takimi me ish-punonjës të Policisë, Rama: Po përgatitemi për rritjen e fondit të pensioneve! Ministri Hoxha: Mbështetje për familjet e dëshmorëve
16 Dhjetor, 17:52
-
Teatri i Kukullave, rikthim për fëmijët pas 3 vitesh mungesë. Rama: Shumë shpejt, gati edhe teatri i ri te Parku i Liqenit
16 Dhjetor, 15:06
-
Presidenti i Këshillit Evropian: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE
16 Dhjetor, 14:49