Vizita e Fyles, invalidët
protestë para Kuvendit

Vizita e Fyles, invalidët <br />protestë para Kuvendit
TIRANE-Personat me aftësi të kufizuar kanë zgjedhur për të protestuar pikërisht ditën kur Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle viziton Tiranen. Qindra vetë të kësaj shtrese janë mbledhur pak para mesditës përballe selisë së Kuvendit të Shqipërisë në momentin kur në të pritej të hynte komisoneri Fyle. Edhe pse Fyle hyri në anën tjetër të Kuvendit personat me aftësi të kufizuar me parrulla dhe paankarta kundër qeverisë u përpoqën t’i përcillin mesazhin e tyre zyrtarit të lartë të Brukselit se qeveria ne Tiranë I kanë lënë pas dore dhe se pa integrimin e kësaj shtrese nuk mund të ketë integrim në BE.
Nuk ishte rastësi që edhe parrulat që këta mbanin në duar ishin shkruar shumica ne anglisht.

“Në integrim, ku dhë për kë “? Lexohej në njërën prej parullave. “Komisioneri Fyle, së pari integrimin në Shqipëri dhe pastaj në Europë” lexohej në një tjetër parrulle.Kreu I shoqatës së të verbërve Sinan Tafaj tha se mosrespektimi I të drejtave të kësaj kategorie rrezikon procesin e integrimit. Ai përmendi pikën 11 të 12 rekomandimeve që BE I ka vënë Shqipërisë si kusht për statusin e vendit kandidat.

“Politikanët I kanë dhënë rëndësi atyre rekomandimeve që lidhen me kompromisin e tyre duke lënë pas dore rekomandimet që lidhen me qytetarët .Ne 120 mijë personave me aftësi të kufizuar jo vetëm e mbështesim integrimin e vëndit, por jemi dhe të vendosur të kontribuojmë dhe potencialet tona për të bashkpunuar me të gjitha institucionet publike dhe vendimarrëse”.-theksoi Tafaj
Protesta e personave me aftësi të kufizuar para Kuvendit të Shqipërisë ka vijuar përgjate gjithë kohës që brenda tij komisoneri për zgjerim Stefan Fyle fliste para deputetëve shqiptarë.
(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës