Vizita e Melonit në Shqipëri tërheq vëmendjen e medias ndërkombëtare

Vizita e Melonit në Shqipëri tërheq vëmendjen e medias ndërkombëtare

Meloni dhe Rama

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni zhvilloi sot një vizitë në Gjadër, ku janë ngritur strukturat akomoduese sipas marrëveshjes për migrantët mes Italisë dhe Shqipërisë. Në këtë vizitë, Meloni u shoqërua nga kryeministri Edi Rama dhe së bashku inspektuan punën në kampin e migrantëve, ndërkohë që shoqëroheshin nga delegacionet përkatëse.

Vizita e shefes së qeverisë italiane, Meloni tërhoqi edhe vëmendjen e medias ndërkombëtare:

Gazeta amerikane ”Washington Post”:

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni udhëtoi për në Shqipëri sot për të vizituar qendrat e emigrantëve dhe për të falënderuar qeverinë e saj që ra dakord të presë mijëra azilkërkues ndërsa Italia përpunon kërkesat e tyre.

Meloni mohoi se udhëtimi i saj njëditor ishte një ndalesë e fushatës në prag të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, në të cilat migrimi është një çështje e madhe.

Ajo tha se ishte pjesë e detyrës së saj të qeverisë dhe i kritikoi kritikat për vizitën si një manovrim tipik i opozitës.

Meloni dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në nëntor nënshkruan një marrëveshje pesëvjeçare në të cilën Shqipëria ra dakord të strehonte deri në 3 000 emigrantë të shpëtuar nga ujërat ndërkombëtare çdo muaj, ndërsa Italia përpunon kërkesat e tyre për azil.

Me kërkesën për azil që pritet të marrë rreth një muaj për t’u përpunuar, numri i azilkërkuesve të dërguar në Shqipëri mund të arrijë deri në 36 000 në një vit.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA:

”Italia dhe Shqipëria janë vende historikisht miqësore, të cilët janë mësuar të bashkëpunojnë së bashku dhe dua të falënderoj edhe një herë kryeministrin Rama dhe popullin shqiptar që ofruan ndihmën e tyre dhe që nënshkruan një marrëveshje të gjerë evropiane me ne”, tha kryeministrja Giorgia Meloni gjatë deklaratave të përbashkëta me kryeministrin shqiptar Edi Rama pas vizitës në pikën e emigrantëve në Shëngjin të Shqipërisë.

”Dua të shpreh solidaritetin me Shqipërinë dhe popullin e saj, për fushatën denigruese kundër Shqipërisë, e pikturuar si një narkoshtet dhe qeverisur nga krimi i organizuar… Më kujtohet hera e fundit, kur në ditët më dramatike të urgjencës së Covid-19, qeveria shqiptare dërgoi me guxim 30 mjekë dhe infermierë në Lombardi, në epiqendrën e infeksionit. Në atë rast Rama u lavdërua dhe u falënderua”, theksoi ajo.

Agjencia franceze e lajmeve AFP:

”Qendrat e pritjes të ndërtuara nga Italia në Shqipëri për të akomoduar migrantët e shpëtuar në ujërat italiane përfaqësojnë një fazë të re në menaxhimin e problemit të migracionit”, tha sot kreu i qeverisë italiane Giorgia Meloni, gjatë vizitës në Shqipëri.

“Nëse ajo që kemi imagjinuar këtu funksionon – dhe do të funksionojë – atëherë do të kemi inauguruar një fazë krejtësisht të re në menaxhimin e problemit të migracionit”, tha zonja Meloni gjatë një konference për shtyp me homologun e saj shqiptar, Edi Rama, dy ditë para zgjedhjeve evropiane.

”Kompleksi i dy qendrave do të jetë funksional nga 1 gushti 2024”, tha kreu i partisë së ekstremit të djathtë ”Fratelli d’Italia” duke iu referuar fillimisht një kapaciteti prej 1 000 vendesh.

Sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme italiane, mbërritjet nga deti në territorin kombëtar kanë rënë ndjeshëm që nga fillimi i vitit: 18 593 persona mbërritën në Itali nga 1 janari deri më 17 maj, krahasuar me 45 507 në të njëjtën periudhë të 2023.

Agjencia turke e lajmeve AA:

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka realizuar një vizitë pune në Shqipëri, në kuadër të zbatimit të marrëveshjes mes dy vendeve mbi emigracionin e paligjshëm dhe përgatitjeve për qendrat e menaxhimit të emigrantëve në qarkun e Lezhës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me kryeministren italiane Meloni, fillimisht kanë inspektuar strukturën e kampit ku do të strehohen emigrantët.

Rama dhe Meloni kanë inspektuar edhe qendrën pritëse për emigrantët, ku edhe kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat në Lezhë, duke u fokusuar në marrëveshjen për emigracionin, marrëdhëniet mes dy vendeve dhe çështje të tjera.

Agjencia maqedonase e lajmeve MIA:

”Jam krenar për Shqipërinë e cila mund t’i shërbejë Italisë, e cila shumë herë ishte në shërbim të vendit tonë. Nëse kemi mundësi t’i shërbejmë, atëherë ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe ta bëjmë këtë me zemër dhe me bindje se deti mes Italisë dhe Shqipërisë nuk është hapësirë e cila na ndan, por na bashkon”, deklaroi kryeministri shqiptar Edi Rama në konferencën e përbashkët për media me homologen e tij italiane Giorgia Meloni, e cila sot ishte për vizitë në qendrat e pranimit për emigrantë në Shqipëri.

Gazeta italiane ”Corriere della sera”:

”Kompleksi i dy qendrave të emigrantëve në Shqipëri do të jetë funksional nga 1 gushti 2024”, tha kryeministrja Giorgia Meloni gjatë deklaratave të përbashkëta me kryeministrin shqiptar Edi Rama pas vizitës në Shëngjin.

”Dua të falënderoj edhe një herë kryeministrin Rama dhe gjithë popullin shqiptar që i ofruan ndihmën e tyre Italisë dhe që nënshkruan me ne atë që e konsideroj si një marrëveshje me shtrirje të madhe evropiane”, theksoi ajo.

Megjithë vonesat dhe njoftimet, Meloni shfaqet optimiste për kohën e zbatimit të strukturës dhe i vjen keq që ende nuk është bërë e mundur prerja e shiritit.

”Po të kishin funksionuar hotspotet, do të kishim mirëpritur tashmë 5 500 emigrantë. Në Gjadër po fillojmë nga më shumë se 1 000 vende aktualisht, të cilat do të arrijnë në 3 000 që parashikon protokolli”, shtoi Meloni./ ATSH

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • iliri: 06/06/2024 02:11

    kush paguan per ushqimin e ketyre kafsheve te pyllit...

    Përgjigju
    • Askushi: 06/06/2024 17:04

      Mos u shpreh ashtu se e njejta gje po ndodh me shqipot sot qe ikin neper bote se dhe ata kafshet e pyllit sipas teje jane njerez

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Veliaj inspekton punimet në shkollën 9-vjeçare 'Avni Rustemi': Do jetë shkolla më e re dhe më e mirë në vend, mirëpret 850 nxënës në shtator

Veliaj inspekton punimet në shkollën 9-vjeçare 'Avni Rustemi': Do jetë shkolla më e re dhe më e mirë në vend, mirëpret 850 nxënës në shtator