Vizita e Merkel në Tiranë, ja rrugët që do bllokohen nga ora 09:00 deri në 13:00 ditën e nesërme

Vizita e Merkel në Tiranë, ja rrugët që do bllokohen nga ora 09:00 deri në 13:00 ditën e nesërme

Në kuadër të masave për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë vizitës së Kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë dhe Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor  më datë 14.09.2021, në Tiranë, në disa segmente rrugore, për motive sigurie, do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve, konkretisht në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave.

Me qëllim moskrijimin e mbingarkesës në trafik nga ora 09:00 deri në orën 13:00 të datës 14 shtator, si dhe të përdorin rrugë alternative për të shkuar në destinacionet e tyre.

Shërbimet e Policisë do jenë prezente në të gjitha akset rrugore hyrëse dhe dalëse të qytetit të Tiranës dhe në rrugët  e tjera në brendësi të kryeqytetit, me qëllim marrjen e masave për të siguruar dhe rregulluar trafikun në rrugët alternative.

Ditën e nesërme Kancelarja gjermane do të pritet me një ceremoni në Pallatin e Brigadave, e më pas do të zhvillojë një bisedë kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama. Takimet do të zhvendosen në Tirana Business Park, ku në përfundim pritet që të ketë një konferencë mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel. Ditën e sotme Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur në Beograd, ku u prit nën masa të rrepta sigurie

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë