Vizita e Papës, qeveria: Opozita
drejt degjenerimit, keqardhje !

Vizita e Papës, qeveria: Opozita<br />drejt degjenerimit, keqardhje !
TIRANE - Qeveria i ka cilësuar si thashetheme akuzat e PD-së se është abuzuar me tenderin për dekorin e Tiranës gjatë vizitës së Papa Françeskut.
 
Në një reagim nga Kryeministria theksohet se këto akuza të opozitës janë në vazhdën e kundërshtimeve të tyre duke nisur që nga aksioni për vendosjen e ligjit; kundër policisë për Lazaratin e Dukagjinin; kundër INUK-ut për çlirimin e pronës së përbashkët nga zaptimet e paligjshme; kundër mbylljes së fabrikave të diplomave fallco; kundër operacionit për ndalimin e kapjen e hajdutëve të energjis.
 
Sipas qeverisë opozita është kundër vizitës së Papës.
 
“Është koha që opozita të dale nga klubi i thashethemeve provinciale dhe të kthehet në Kuvend. Duke ndjekur me keqardhje degjenerimin e opozitës në një klub thashethemesh prej province, informojmë opinionin publik se në çdo vendim e veprim të sajin, Qeveria e Shqipërisë, udhëhiqet nga interesi kombëtar dhe publik. Përgojimi në klubin e ish-oficerëve i organizimit botërisht të suksesshëm, për pritjen e Papa Franceskut, është një tjetër dëshmi e degjenerimit politik, moral dhe madje edhe logjik të opozitës sonë” theksohet në njoftimin e Kryeministrisë.
 
Gjithashtu i bëhet thirrje opozitës që të marrë pjesë në Kuvend për të debatuar për problemet reale, për sfidat reale që ka Shqipëria.

Deklarata e plote e Kryeministrise
Duke ndjekur me keqardhje degjenerimin e opozitës në një klub thashethemesh prej province, informojmë opinionin publik se në çdo vendim e veprim të sajin, Qeveria e Shqipërisë, udhëhiqet nga interesi kombëtar dhe publik. Përgojimi në klubin e ish-oficerëve i organizimit botërisht të suksesshëm, për pritjen e Papa Franceskut, është një tjetër dëshmi e degjenerimit politik, moral dhe madje edhe logjik të opozitës sonë. Njësoj siç ka dalë kundër çdo aksioni për vendosjen e ligjit; kundër policisë për Lazaratin e Dukagjinin; kundër INUK-ut për çlirimin e pronës së përbashkët nga zaptimet e paligjshme; kundër mbylljes së fabrikave të diplomave fallco; kundër operacionit për ndalimin e kapjen e hajdutëve të energjisë; sot opozita doli kundër Qeverisë edhe për organizimin e pritjes së Papës. Është koha që opozita të dale nga klubi i thashethemeve provinciale dhe të kthehet në Kuvend. Ku e presim krahëhapur për të debatuar për problemet reale, për sfidat reale, për zgjidhjet reale që Shqipëria kërkon pas aq shumë vitesh rrënim nën pushtetin e një partie që sot nuk di ku ka kokën, nuk di ku e shpien këmbët, nuk di çfarë i nxjerr goja.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Jam Pjerin Ndreu’, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka! 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)

‘Jam Pjerin Ndreu’, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka! 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)