TIRANE - Vijon puna në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, për prishjen objekteve si pjesë e planit për restaurimin e sheshit në kuadër të pritjes së ardhjes së Papa Françeskut. Edhe ditën e sotme, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, ka nisur prishjen e disa objekteve tek “Nënë Tereza”, ndërsa puna e fadromave të INUK mësohet se vijon pa probleme dhe kontestime nga ana e pronarëve.
Aktualisht, INUK ka nisur punën sot me prishjen e një objekti dykatësh. Në një prononcim për mediat, Drejtor Rajonal i Kulturës Kombëtare, Ledion Lako tha se aksioni i sotëm konsiston në prishjen e 7 objekteve, ndërsa shprehu bindjen se restaurimi i sheshit "Nënë Tereza" do të përfundojë brenda afateve të përcaktuara.

(Në foto: Aksioni i INUK në sheshin "Nënë Tereza)
"Bëhet fjalë për 7 objektet dhe ky është projekti i miratuar dhe detyra jonë është të pastrojmë. I gjithë perimetri do të zhvillohet dhe do të ketë gjelbërim. Ne po zbatojmë vendimin e marrë për projektin e restaurimit. Detyra jonë është të marrim të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me Këshillin Kombëtar të Restaurimeve dhe ne do të mbarojmë punën brenda afateve të caktuara." tha Lako

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO