Vizita e Papës, Kryeministria: Akuzat, dëshmi e degjenerimit të opozitës
TIRANË, 1 Nëntor/ATSH/.- Kryeministria reagoi sot pas akuzave të Partisë Demokratike për shkelje me tenderin për dekorin e qytetit në rastin e vizitës së Papa Françeskut, duke i cilësuar ato një tjetër dëshmi të degjenerimit politik, moral dhe logjik të opozitës. Përmes një deklarate për mediat, zyra e shtypit e Kryeministrisë u shpreh se “duke […]
Kryeministria reagoi sot pas akuzave të Partisë Demokratike për shkelje me tenderin për dekorin e qytetit në rastin e vizitës së Papa Françeskut, duke i cilësuar ato një tjetër dëshmi të degjenerimit politik, moral dhe logjik të opozitës.
Përmes një deklarate për mediat, zyra e shtypit e Kryeministrisë u shpreh se "duke ndjekur me keqardhje degjenerimin e opozitës në një klub thashethemesh prej province, informojmë opinionin publik se në çdo vendim e veprim të sajin, Qeveria e Shqipërisë udhëhiqet nga interesi kombëtar dhe publik".
"Përgojimi në klubin e ish-oficerëve i organizimit botërisht të suksesshëm, për pritjen e Papa Françeskut, është një tjetër dëshmi e degjenerimit politik, moral dhe madje edhe logjik të opozitës sonë. Njësoj siç ka dalë kundër çdo aksioni për vendosjen e ligjit; kundër policisë për Lazaratin e Dukagjinin; kundër INUK-ut për çlirimin e pronës së përbashkët nga zaptimet e paligjshme; kundër mbylljes së fabrikave të diplomave fallco; kundër operacionit për ndalimin e kapjen e hajdutëve të energjisë; sot opozita doli kundër Qeverisë edhe për organizimin e pritjes së Papës", thuhet në këtë deklaratë. Në këtë drejtim i bëhet thirrje opozitës që të dalë nga klubi i thashethemeve provinciale dhe të kthehet në Kuvend. "E presim krahëhapur për të debatuar në Kuvend për problemet reale, për sfidat reale, për zgjidhjet reale që Shqipëria kërkon pas aq shumë vitesh rrënim nën pushtetin e një partie që sot nuk di ku ka kokën, nuk di ku e shpien këmbët, nuk di çfarë i nxjerr goja", përfundon deklarata për shtyp e zyrës së shtypit pranë kryeministrisë.
Partia Demokratike denoncoi sot shkeljet me tenderin për dekorin e qytetit me rastin e vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, ku sipas saj, 394 milionë lekë kanë shkuar në xhepat e qeveritarëve.
ATSH
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
20.2%
-
Të gabuar
78.7%
-
Nuk e di
1.1%
Vota total: 89
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjirokastër/ 'Më jep paratë!" Kërcënoi me thikë dhe plagosi të moshuarën për ta grabitur, arrestohet 43-vjeçarja! Dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
20 Nëntor, 15:33
-
Vrasja e specialit të RENEA Ibrahim Basha në Lazarat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ruhan Hirajt! Anëtari i 'grupit të zjarrit' të vëllezërve Aliko i dënuar me 15 vite burg
9 Nëntor, 10:56
-
Gjirokastër/ Zjarr në tokat bujqësore të Lazaratit, dyshohet se zjarrvënësi është pronari i tokës
29 Gusht, 15:43
-
SKEDA/ Precedentët kur trafikantët e drogës kanë luftuar me Policinë! Nga Gate Mahmutaj dhe beteja në Lazarat, te plagosja e efektivëve
21 Gusht, 17:37
-
Gjirokastër, shfaqet sëmundja e antraksit, 3 të infektuar në Lazarat! Veterineri: Qytetarët të konsumojnë vetëm mishin me certifikatë shëndetësore veterinare
10 Gusht, 15:19
-
Aksident në Lazarat, makina përfundon në kanal! Në gjendje të rëndë drejtuesi
4 Gusht, 07:00
-
VIDEO/ Digjet banesa në Lazarat
22 Korrik, 22:34
-
Zjarr në një parcelë në Lazarat, shoqërohet në polici zjarrëvënësi
22 Korrik, 08:47
-
Gjirokastër/ Kultivonte cannabis sativa në oborrin e banesës, 1 në pranga
10 Korrik, 10:44
-
Zjarr në Lazarat, rrezikohen banesat! Flakët favorizohen nga era (VIDEO)
28 Qershor, 16:45
-
'Rikthehet' kanabisi në Lazarat, arrestohen babë e bir po kujdeseshin për bimët narkotike në oborrin e shtëpisë
16 Gusht 2023, 10:07
-
Merr flakë kabina elektrike në Lazarat, gjysma e fshatit pa energji elektrike
11 Dhjetor 2022, 09:42