Vizita e Ramës në Beograd, Peleshi:
Me rëndësi për situatën në rajon

Vizita e Ramës në Beograd, Peleshi:<br />Me rëndësi për situatën në rajon
TIRANE- Një javë para vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd, politika shqiptare thotë se duhet të krijohen kushtet për një vizitë normale. Zv.kryeministri Niko Peleshi thotë se kreu i qeverisë Edi Rama duhet të shkojë në Serbi për të përcjellë një frymë të re, që është ajo e bashkëpunimit në rajon.
 
“Arsyeja pse kryeministri ka planifikuar një vizitë në Beograd, është pikërisht për të përforcuar edhe për të dhënë shembullin e vet për një klimë të re në rajonin tonë, në Ballkanin perëndimor. Ne do të vazhdojmë të promovojmë frymën e bashkëpunimit, shikimin nga e ardhmja drejt destinacionit tonë të përbashkët me rajonin perëndimor që është Europa”, u shpreh zv/kryeministri Peleshi.

niko peleshi
Ndërsa deputeti Luan Rama vlerësoi qendimin e ekipit kombëtar shqiptar, ndërsa e quajti reagim europian qëndrimin e autoriteteve dhe të qytetarëve shqiptarë.
 
“Ajo që është e rëndësishme ka të bëjë mbi të gjitha me qëndrimin shumë dinjitoz, shumë qytetar dhe europian që mbajti ekipi ynë kombëtar në Beograd nga njëra anë dhe nga ana tjetër e konsideroi qytetar të gjithë reagimin e shfaqur në të gjithë hapësirën Shqiptare nga ku nuk përjashtoj normalisht edhe qëndrimin e autoriteteve shqiptare”, tha Luan Rama.
luan rama
 
Deputeti Dashamir Peza duke u ndalur tek vizita e kryeministrit Rama në Serbi tha se duhet të krijohet kushtet për një vizitë normale.
 
“E para mendoj unë duhet të krijohen kushtet për një vizitë normale dhe e dyta mendoj se vullneti nuk duhet të mungojë pavarësisht nga e gjithë situata që e pamë të gjithë. Unë mendoj që në një farë mënyre, fjalet e Lorik Canës janë fjalët që duhet të na ngelin në mend të gjithëve, "Jemi fqinj dhe fqinjët nuk i zgjedhim, por jemi të detyruar t’i pranojmë". Ne duhet të gjejmë qetësinë dhe kurajon për t’i ndihmuar serbet të dalin nga sëmundja e vet”, tha Peza.

dashamir peza
 
Për deputetin Sterkaj nuk duhet që situata të tilla të ndikojnë negativisht në situatën në Ballkan, por të punohet për krijimin e një klime të qëndrueshme.
 
“Ajo pjesë ekstremiste gjithmonë mundohet nga dy palët për ta tërhequr, por nuk ma merr mendja se po t’i pyesësh privatësisht që ata munden për t’i mbështetur. Por politika e ka këtë, nuk besoj se duhet marrë absolute për mbarëvajtjet e Ballkanit kjo ngjarje sportive”, tha Sterkaj.

paulin sterkaj

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim