TIRANË- Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Mal të Zi.
Sipas Radio Televizionit të Malit të Zi (RTCG-së), Kryeministri Rama e ka zhvilluar takimin e tij të parë në axhendën e tij në Podgoricë, me homologun e tij, Milo Gjukanoviç.

Në përfundim të këtij takimi dy kryeministrat kanë dhënë një konferencë të përbashkët për mediat.
Gjatë takimit është diskutuar për rrugën e integrimin europian të dy vendeve dhe për bashkëpunimin në iniciavat rajonale në kuadër të fqinjësisë së mirë.
Duke u ndalur tek rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme të zhvillimit ekonomik, kryeministri i Malit të Zi, tha se projekte me rëndësi janë edhe TAP dhe linjat e intërkonjeksionit mes Malit të Zi dhe Italisë.
“Ne ramë dakord me kryeministrin Rama, se ka një hapësirë reale për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik , si në tregti dhe në fushën e investimeve, dhe është kënaqësi e përbashkët që Mali i Zi dhe Shqipëria janë mundësi serioze për investitorët, duke filluar nga turizmi, energjia dhe infrastruktura. Me interes është përmirësimi i transportit dhe infrastrukturës energjetike, pro me interes janë projektet TAP dhe vendosja e linjave të intërkonjeksionin ndërmjet Malit të Zi dhe Italisë”, tha Gjukanoviç.
Tjetër temë e diskutuar gjatë takimit ka qenë edhe statusi i pakicave.
Po, sipas RTCG-së, kreu i qeverisë shqiptare, gjatë vizitës së tij në Mal të Zi, është takuar edhe me Presidentin, Filip Vujanovic dhe kryetarin e Parlamentit, Ranka Krivokapica.
Ndërkaq, zyra e shtypit e qeverisë shqiptare ende nuk ka konfirmuar vizitën e Ramës në Podgoricë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com